E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan votimet me te pergjakshme ne historine e vendit

Duke sfiduar rrezikun e sulmeve të militantëve, pakistanezët kanë dalë në votime për një hap historik. Zgjedhja është ndërmjet një ish ylli të lojës së kriketit dhe dy herë kryeministrit të vendit. Por sulmet e ditës së sotme që shkaktuatr 16 të vdekur she plagosën me dhjetëra të tjerë vënë dhe njëhëre theksin tek rreziku me të cilin përballen ata që vendosin të hedhin votën e tryre. Pavarësisht dhunës, shumë në vend, i shohin këto zgjedhje si vendimtare për të vendosur rendin civil. Një nga shumë monitoruesit e Bashkimit Europian është shprehur i nderuar që ishte dëshmitar i një momenti historik si ky. Ish ylli i njërit prej sporteve më popullore në vend, i cili ka pothuajse statusin e mitit në vend ka sfiduar hapur dy forcat politike kryesore në vend duke shpallur kandidaturën e tij për postin e kryeministrit. Dhuna në ditën e votimit, ëshët një vazhdim i asaj që ka karakterizuar fushatën elektorale, ku bilanci i viktimave është 130.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›