Panairi i ëmbëlsirave në Maliq, ekspozohen prodhime e gatime tradicionale

Në një atmosferë festive, në qytetin e Maliqit është çelur për të 16-in vit radhazi panairi i ëmbëlsirave, prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe bletërritësve. Kësaj feste i janë bashkuar shumë vizitorë, të cilët kanë shijuar prodhimet e ndryshme.
Disa nga produktet më interesante janë ato të zonës së Gorës e Moglicës për shkak të origjinalitetit të tyre dhe kultivimit në natyrë pa prezencën e plehrave kimike.
Për kryebashkiakun e Maliqit Gëzim Topçiu ky panair është një mundësi e mirë për të promovuar produktet bio të zonës, ndërsa ka kërkuar më shumë vëmendje dhe politika për sigurimin e tregjeve për shitje.
“Kanë filluar të gjejnë disi, por patjetër duhet dhënë zgjidhje sigurimit të tregjeve”, tha Topçiu.
Panairi u shoqërua edhe nga një program muzikor nga qendra kulturore e Maliqit si dhe nga filarmonia e Korinthit të cilët janë çdo vit të pranishëm në këtë festë.
/rtsh.al/