E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje djale bebja e pare ne Tirane

Bebja e pare e ketij viti ka lindur vetem dy minuta pasi ora kishte trokitur 12 ne mesnate, ne maternitetin "Koço Gliozheni" ne kryeqytet. Quhet Roan dhe peshon 3 kilograme e 200 grame. Lindja e tij i ka gezuar shume prinderit e rinj, te cilet nuk reshtnin se kundruari me dashuri krijesen e tyre.

Ka qene ky nje moment teper i lumtur edhe per babane e djalit, i cili eshte shprehur se ishte shume i emocionuar nga ardhja ne jete e Roanit.

Mjeku Arjan Shtylla tha se lindja shkoi mirë dhe nëna ishte në kushte shumë të mira, qoftë morale ashtu edhe psikologjike, duke patur edhe mbështetjen e bluzave të bardha.

Ndersa ne maternitetin Mbreteresha Geraldinë ka lindur nje tjeter bebe e bukur e seksit mashkull, te cilin prinderit kane vendosur ta quajne Aleks. Femija ka ardhur ne jete ne oren 12.15 minuta te dates 1 janar dhe peshon 3 kilograme e 100 grame. Lindja ka qene natyrale dhe si bebi edhe nena gezojne shendet te plote.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›