Një dokumentar për gjyqet e diktaturës

Pjesë e këtyre krijimeve do të jetë edhe dokumentari i regjisorit Saimir Kumbaro “Martirët”, një prodhim kinematografik për gjyqet e diktaturës në vitet 1945-1947. Për dokumentarin me skenar të Uran Butkës, janë përdorur materiale nga arkiva e Ministrisë së Brendshme, kryesisht fotografi.
Sipas regjisorit Kumbaro, kjo pjesë e historisë dhe filmat në lidhje me të kanë qenë tabu, ndaj është një pjesë që tashmë duhet thënë. “E kam parë në një këndvështrim tjetër dhe mendoj se njerëzit nuk do të mërziten. Kam dashur të bëj një film që të mbetet tek publiku dhe mesazhi filozofik i filmit është denoncimi i dhunës, pavarësisht se kush e përdor atë”, është shprehur Kumbaro për mediat.
Dokumentet e përdorura për filmin tregojnë se janë përdorur rreth 18 lloje torturash, fizike dhe psikofizike, si futja e hekurit të skuqur në kockë, mbajtja varur, lënie me ditë pa bukë apo mbajtja në qeli me ujë në mes të acarit. Gjyqet në atë kohë bëheshin në ish-kinemanë “17 Nëntori”, që atëherë quhej “Nacional” dhe qëllimisht ktheheshin në spektakle ku spektatorët me porosi duartrokisnin, turma jashtë emocionohej dhe binte viktimë e histerisë kolektive, duke kërkuar varje për personat që gjykoheshin.
“Martirët” është prodhim i “Sk Film”, me financim nga Qendra Kombëtare Kinematografike dhe është pjesë e prodhimeve të saj në kolanën e 100-vjetorit të Pavarësisë.
/Start/E.B/
2012-02-01 13:13