Perëndimi, presion Rusisë për Sirinë

Të martën, ministrat e Jashtëm të shteteve Perëndimore folën në favor të një draftrezolute të Këshillit të Sigurimit, i cili t’i bënte thirrje Presidentit Bashar Al-Asad të transferonte pushtetin.
Por, i dërguari i Rusisë, Vitaly Churkin, shprehu rezerva të forta.
Ndërkohë, në Siri, një grup aktivistësh tha se të paktën 43 persona janë vrarë në përleshjet e fundit.
“BBC” citon Komitetet e Koordinimeve Lokale të kenë raportuar se 21 persona janë vrarë në Wadi Barada, në veri-perëndim të Damaskut dhe 11 të tjerë në Homs.
Grupet e Të drejtave të Njeriut thonë se deri më tani janë vrarë mbi 7000 persona nga forcat e sigurisë. OKB thotë se janë vrarë rreth 5400 persona teksa qeveria siriane thotë se në përleshje kanë humbur jetën të paktën 2000 forca sigurie./Start/F. P/
2012-02-01 15:37