E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje drame shqipe premiere ne TK

Shfaqja Tabloja absurde vjen me regji te Milto Kutalit

Ka nisur ne Teatrin Kombetar puna me kasten e aktoreve per realizimin dhe shfaqjen ne skenen e teatrit te premieres se re per kete sezon. Nen titullin Tabloja absurde vepra eshte shkruar nga Ferdinand Hysi dhe do te vije per publikun nen regjine e Milto Kutalit me pjesemarrjen e aktoreve Fatos Sela Artist i Merituar Roland Trebicka Artist i Merituar Naun Shundi Olta Daku Anila Bisha e Dritan Borici. Drama Tabloja absurde bazuar mbi nje te vertete zgjeron kendveshtrimin e saj duke kaluar ne nje pergjithesim te nje ideje qe autori merr persiper te trajtoje. Nje tablo e pikturuar nje nga me te njohurat e periudhes komuniste e realizuar nga nje piktor i njohur por qe ne periudhen postkomuniste u be nje nga me te ndjekurat me shume jashte vendit jo me shume per vlerat e saj artistike. Terhoqi vemendjen per kalvarin qe ajo pati dhe vete autori per ndryshimet qe pesoi dhe per fatin e saj te mbetur ne mes ne ate periudhe. Ajo vjen ne kete periudhe e ringjallur tani si nje deshmitare e pasqyrimit te nje absurditeti te jetuar ne nje kohe absurde. Ne qender te ketij absurditeti eshte piktori me personazhet e vet i cili hap pas hapi jeton dramen e ndryshimit te vepres se vet jo diktuar nga kerkesa artistike por te detyruara nga censura politike nga ndryshimet politike nga vete diktatura me kerkesat e saj mbi artin dhe te drejten e tij per te qene i lire. Dhe pikerisht duke jetuar ne keto caste te rendesishme te jetes sic eshte dalja e lire e shqiptareve pa viza ne zonen Shengen drama Tabloja absurde me fatin e piktorit artist dhe te kater personazheve te tij bie ne nje kendveshtrim tjeter ate deshire te cdo qelize te ketij kombi per ndryshim per te dale nga korniza e mbyllur e nje tabloje te diktuar nga diktatura. Ajo eshte munduar te sjelle edhe nje here fatin e artisteve qe punuan nen diktature te detyruar te benin ate qe nuk ishte brenda shpirtit te tyre artistik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›