Nje qiri per vizat
Rrugeve te Tiranes jane vene shenjat e udhetimit drejt asaj qe eshte enderruar gjithmone. Ky vend europian ka qene nje nga vendet me te izoluara ne gjysmen e shekullit te kaluar nga komunizmi jo per fajin e tij. Keta njerez kane jetuar me shprese dhe kane dale jashte ne menyra te ndryshme. Kujtojme Otranton ku vdiqen shume klandestine ne vitin 1997.8232Po ashtu shume boshnjake sot jane shtetas te huaj jane mijera te zhdukur jane mijera te shperngulur brenda dhe jashte vendit per shkak te historive te vrasjeve dhe tragjedive familjare.8232Qe sot me grate boshnjake nuk do te kene nevoje te lindin femijet e tyre ne vendet fqinje si Kroacia qe ata te gezojne nje pasaporte te nje vendi me kushte me te mira te mos jene te perulur si prinderit e tyre. Ata dhe ne kemi qene pika e zeze e rajonit ashtu na kane trajtuar dhe ne kete gjendje kemi qene. Njerezit sikurse edhe ne Poloni dhe Rumani do te ktheheshin pasi te jete bere me mire. Edhe ne jemi njerez dhe askush nuk duhet te na e kete friken.8232Sot nuk eshte nje dite trishtimi sot nuk eshte nje dite e zeze eshte e bardhe eshte dite gezimi. Qindra familje shqiptare mund te mbulohen ne lot qindra boshnjake do te ndiejne rreqethje. Qindra njerez do ta shohin boten e te afermve te tyre do ta shohin se ku jetojne vellezerit motrat apo prinderit e tyre do te takohen ndoshta per here te pare me grate e tyre femijethellip per here te pare edhe ata atje do ti kemi ne dhe jo vetem ata. Eumlshte nje dite qe duhet festuar eshte nje dite qe duhet nderuar eshte nje ndryshim pozitiv eshte nje tregues se rajoni eshte duke ecur. Njerezit do te mund te shohin autostradat e bukura ndertesat qytetet parqet nuk do te jene te padeshiruarit nuk do te jene te keqijte te piste nuk do te mund te shikohen aq keq nuk do te shikohen si hajdute te nje te drejte te nje jete te nje interesi te bukurise qe u takon vetem atyre atje dhe neve jo. Ata do te mund te jene turiste si te gjithe te tjeret. Shume prej nesh nese kane udhetuar diku pa viza per here te pare kane pasur frike se si do te thote dikush ne kufi miredita dhe a do te pasoje ne fund udhetim te kendshem. Kjo jo rralle ka ndodhur.8232Andaj shume njerez mijera emigrante kane kaluar livadheve te Subotices ne Horgosh dhe shume te tjere kane mbetur neper lumenj ne Tise kane mbetur ne malet ne kufirin me Jugosllavine ne kohen e Enver Hoxhes. Shume te tjere nuk kane mundur te shkonin me gjysmen e familjeve te tyre shume jane martuar shume kane kerkuar te dilnin jashte per ta pare vetem nje here shume kane vdekur duke pritur per tu sheruar jashte per nje kohe te shkurter shume e shume.8232Kete mengjes shoh ne Tirane gezimin dhe ne Sarajeve ka deklarata te pergjithshme. Vjet e mbaj mend liberalizimin ne Serbi Mal te Zi e Maqedoni.8232Tani kane mbetur vetem ata te lumit ata te pusit te Kosoves pa viza. Kane mbetur dhe qindra familje qe mund tua kujtoje kjo gje diten e tragjedise se tyre. Ne kete dite kur shumecka do te kete kuptimin tjeter dhe shume vuajtje do te jene te pavlera me. Ata qe na mbajne te mbyllur krijojne mekatin me te bukur dhe dhimbjen me te madhe krijojne demokracine ndalimin e njerezve per te qene njerez per te shfrytezuar diten e tyre jeten e tyre lirine e tyre mbajne edhe dy milione njerez ne nje kafaz te quajtur Kosove Ata qe e dine se ka qene marrezi mbajtja e njerezve te mbyllur e dine dhe e kujtojne Murin e Berlinit e kujtojne Marreveshjen e Dejtonit masakren e Srebrenices e kujtojne Vukovarin e kujtojne ate qe ndodh cdo here kur bashkesia nderkombetare neglizhon parimin kryesor mbi te cilin ekziston edhe vete Organizata e Kombeve te Bashkuara preambulen sublime se jeta e cdo njeriu eshte e rendesishme dhe nese rrezikohet njerezimi ka detyrim ndaj saj. Ata duhet te na shpetojne. Dhe deri kur do te ndodhe kjo qe po ndodh sot me gjithe faktin qe politikanet qe udheheqin me vendin e quajtur Kosove mund te mos kene politikat e duhura apo te mos jene njerezit e duhur. Deri kur do te lejohet qe njerezit te jene te mbyllur me liri daljeje vetem ne tri muret fqinje deri kur do te heshtet duke ditur se ne jemi ne Europe fundja jemi ne bote te mbyllur. Ne nje planet qe do te duhej te na takonte te gjitheve nje vend qe duhet ta ndajme dhe ta kemi te gjithe.8232Ky mengjes zoterinj eshte i rende eshte ters eshte nje rikujtim nje zgjim nga ajo qe mund te krijoje edhe nje memorial te ri ne bote te momenteve te historise kur njerezimi mbyll syte dhe rrenohet para faktit se diku ne bote po ndodh nje padrejtesi. Jo per tua prishur festen Shqiperise dhe Bosnjes por ne Prishtine keto mbremje duhet te ndizen qirinj per te kujtuar vuajtjet nga mbyllja dhe per te kerkuar nje zhvillim. Nje qiri per te ndricuar mendjen e atyre qe vendosin atje larg dhe per ta ndricuar vetveten qe te na shohin. Ju lutem beni dicka