Nje dritare e re per filmat e shkurter
Filmat e shkurtër artistikë, krijuar nga artistët e rinj tashmë po korrin frytet e para. Regjisori Xhosli Rama kthehet me një cmim të rëndësishëm nga “Kosova Film Festival”. Filmi, i cili trajton mungesën e hapësirës për varre rrëmben çmimin e kinemasë së të ardhmes.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Artan Minarolli na bën me dije se filmi i shkurtër ka një rrugëtim tjetër të ri. Katër filma të shkurtër dhe një dokumentar nga dhjetëra të paraqitur janë përzgjedhur nga juria e festivalit të filmit në Paris.
Minarolli e cilëson gjuhën e filmit të shkurtër moderne dhe me grinte. Gjithnjë qendra kinematografike edhe pse me fond të reduktuar i ka kushtuar vëmendje këtij seksioni.
Ndërsa vetë regjisorët e rinj janë të fokusuar te problemet sociale.
Regjisoret fitues të seksionit të filmit janë Ermela Teli, Xhosli Rama, Klejd Kapexhiu, Burim Leka, Zabir Janaqi dhe Sokol Keraj, të cilët do të prezantohen në 10 tetor në Paris.