Një ëndërr dhe ironia e Braçes me drejtuesit socialistë

Punimet ne rrugen Plepa-Rrogozhine
Deputeti socialist, Erion Braçe, një ndër më aktivët e kësaj partie, ka ironizuar një përplasje që duket se po ndodh në Kavajë, mes deputetit, kryetarit të PS-së dhe kreut të bashkisë. Braçe thotë se, në vend që të dalin në protestë për mungesën e rrugës Plepa-rrogozhinë, e cila ka katër vjet që ka nisur, por nuk po përfundon, merren me njëri-tjeterin. Ja se çthotë deputeti socialist:
Po endërroja sikur:
Kryetari i Bashkisë së Kavajës;
Kryetarët e komunave që drejtojnë socialistët në Kavajë;
Kryetari i PS të Rrethit, socialistë e popull në tërësi;
Deputeti i Kavajës në krye;
Kishin dalë në rrugën kombëtare Plepa-Rrogozhinë e po protestonin mbi një rrugë që ka 4 vite plot që ka nisur dhe nuk përfundon, ku nuk punohet e ku kompanitë e kontraktuara kanë lidhje politike me pushtetin-ACMAR me lidhje deri tek Sandri i Madh, GENER2-ALBSTAR-GJIKURIA me lidhje deri tek Berisha më i Madh.
Njerëzit që kalojnë mbi rrugë shajnë e mallkojnë çdo ditë ishin bashkuar me “udhëheqësit socialistë” e po protestonin të bashkuar!
Çe do, më doli gjumi, ishte Bashkimi qe po lexonte gazetën Panorama me titullin:
Zihet Kryetari i Bashkisë, deputeti dhe Kryetari i PS të Kavajës!