Nje ere e re per Greqine

Kryeministri grek Antonis Samaras ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis eurozonës dhe Fondit Monetar ndërkombëtar për uljen e borxhit dhe dhënien e këstit të kredisë Greqisë.
Me vendimin e ditës së hënë borxhi total është reduktuar më tej me 20% të PBB. Me pak fjalë, sakrificat e popullit grek shënuan rrugën drejt rritjes e cila tashmë është e hapur, pasi një vend i cili është rënduar nga një borxh gjithnjë e në rritje dhe i paralizuar nga pagaesat e interesave gjithnjë e më të larta cdo vit, dhe ku frika që mund të dilnim nga euro dukej një vend pa të ardhme. Tashmë të gjitha këto pengesa u eleminuan dhe rruga është e hapur për një rilindje të vendit tonë. Dhe këtë e realizuar të gjithë sëbashku.
Vendimi i Eurogrupit ka thënë Samaras i jep besim Greqisë. Ai tha se qeveria do te përqëndrohet tek investimet për të rimekembur ekonominë, e cila është zhytur në një recesion të thellë dhe papunësi në 25%. Qellimi i qeverise greke sic u shpreh Samaras do te jete krijimi i vendeve të reja të punës.
Kreu i qeverisë greke ka thënë më tej se konkurrueshmëria është e rëndësishme për rritjen dhe daljen nga kriza.
Por kryeministri i Greqisë nuk ka harruar pa falenderuar partnerët e koalicionit të qeverisë për mbështjetjen e tyre në programin e masave shtrënguese.
Edhe kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, duke e cilësuar si një “pikënisje të re që vendi e kishte nevojë pas muajsh pritjeje”.
“Detajet kanë rëndësi, por thelbësore është figura e përgjithshme. Dhe kjo është padyshim pozitive, falë sakrificave të mëdha të popullit grek. Na mbetet neve tashmë ta shfrytëzojmë këtë kuadër dhe të organizojmë premisat e brendshëm për rimëkëmbjen kombëtare”, ka deklaruar kreu i Pasok.
Ministrat e Financave të Eurozonës dhe FMN kanë pranuar më në fund ditën e hënë reduktimin e borxhit publik grek dhe kanë mundësuar një këst urgjent kredie për të ndihmuar ekonominë në vuajtje.