E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori restaurohet oborri i Presidences

Është përuruar sot oborri i Presidencës dhe duke zgjedhur pikërisht festimet në këtë vit jubile, kreu i shtetit shqiptar ka ftuar qytetarët të vizitojnë këto ambiente. Presidenti Nishani në fjalën e tij, falenderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin në realizimin e punimeve, e në veçanti Bashkinë e Tiranës, ndërsa siguroi të gjithë qytetarët se ky institucion ashtu siç mori një faqe të re në fasadën e tij, ashtu do të jetë edhe nga funksioni që do të kryejë, duke e bërë të hapur për çdo qytetar që ka interes dhe dëshiron të vizitojë jo vetëm ambientet e jashtme por edhe ato të brendshme. 
Sipas Nishanit, ky 100 vjetor i jep imazh të ri Presidencës. 
“Gjej rastin që këtë mbrëmje inaugurimi të këtij kopshti të bukur sonte të falenderoj të gjithë donatorët, të falënderoj ata që na dhuruan një ulli katërqind vjeçar, skulptorin që na dhuroi këtë skulpturë të bukur, po ashtu edhe Bashkinë e Tiranës për punën e saj. Dëshiroj të falënderoj punonjësit e gjithë administratës së Presidentes që bënë të mundur krijimin e një ambient të tillë. Unë dua t’iu siguroj këtu se të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të shijojnë dhe admirojnë institucionin ne do të hapim dyert e Presidencës për ta, në mënyrë që ato të jenë të prekshme dhe të vizitueshme prej tyre”, vuri në dukje Presidenti Nishani. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›