Një faktor politik që duhet mbajtur parasysh
Granit Sokolaj
-Pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë votoi tri ligjet, të konsideruara si kusht për marrjen e statusit si vend kandidat për integrimin në Bashkimin Europian. Pas afro një viti këmbënguljeje politike, ku në të gjitha rastet, Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë iniciatore, brenda një gjysmë ore, 3 ligjet u votuan. Pas katër vitesh qeverisje të suksesshme me Berishën, LSI-ja ridoli në opozitë dhe sot gjendet në koalicionin e majtë, duke shpresuar votën masive për Legjislaturën e pas 23 qershorit. Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit më 23 qershor, por shumë ndryshe nga vite më parë. Në spektrin politik, nuk ka më dy parti të mëdha, por tri të tilla. Po përse duhet votuar LSI-ja? E pari është plani afatshkurtër, për atë që shqiptarët punojnë e luftojnë çdo ditë; punësimi, jetesa e përditshme më e mirë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë shembullin më të mirë; mbështetjen pafund e pa u kursyes asnjë moment, ndaj njerëzve të saj, votuesve dhe në tërësi elektoratit. Këtë e përforcon edhe shtimi pafund i radhëve gjatë kësaj fushate elektorale që po jetojmë këto ditë. Votuesit e kanë kuptuar tashmë, që me LSI-në në qeverisje, më të madhe e më të fortë, kanë një vend pune të sigurt, kanë një mik, një mbështetës në punësim, në spitale, në shkolla, në institucionet shtetërore, një njeri që të përgjigjet në telefon, i përgjigjet një SMS-je qytetari e ndoshta më kryesorja, një zyrtar që të dëgjon e përpiqet të bëjë maksimumin, edhe kur problemi ndoshta s’mund të ketë zgjidhje. LSI ka në programin e saj si prioritet punësimin, veçanërisht të të rinjtë, por gjithkënd që ka mundësi të punojë. Ndaj LSIja, “magneti” që po tërheq shqiptarët në radhët e saj, duhet votuar, e parë si një shpresë për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve, por veçanërisht, të të rinjve, të fëmijëve tanë. E dyta, e parë në planin afatgjatë, LSI-ja ka treguar ndër vite, që është forca politike, e cila veç punësimit, zhvillimit të vendit, etj., ka si prioritet të saj, integrimin e vendit. Votimi me konsensus për zgjedhjen e presidentit, i të gjitha ligjeve tjera që kanë lidhje me integrimin e vendit, si dhe thirrjet pafund në asokohe për Partinë Socialiste për votimin e “ligjeve të statusit”, e shndërruan LSI-në, në faktor pozitiv për integrimit të vendit dhe një gjenerues të frymës perëndimore. Fakti që LSI ka edhe mbështetjen e Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, e vërteton këtë.