Një fëmijë 8 vjeçar bën për spital dy policë francezë
Dy policë francezë u shtruan në spital pasi u sulmuan nga një vogëlush 8 vjeçar, i armatosur me çekiç dhe një bombë me gaz lotsjellës.
Sulmi ndodhi në qytetin Nantë, në perëndim të Francës.
Policët u thirrën për të ndërhyrë në një sherr mes fqinjëve për një pronë.
Dy oficerët trupmëdhenj arritën të vinin nën kontroll fëmijën me shumë mundime.
Fëmija dhe nëna e tij u shoqëruan në rajonin e policisë, por u liruan më vonë pa akuza.
Një zëdhënës i policisë tha se fëmija ishte shumë agresiv dhe i kapi në befasi oficerët e policisë.
Nuk e dimë nga e kishte marrë bombën me gaz lotsjellës, por dy policët u shtruan në spital pasi kishin nevojë për mjekim nga plagët e çekiçit dhe nga irritimi i syve. Fëmija do raportohet në shërbimet sociale, por mosha e tij e re, tetë vjeç, është shumë e vogël për ta proceduar, shtoi zëdhënësi.