Një festival për të drejtat e njeriut
Festivali i filmit dokumentar për të drejtat e
njeriut ka filluar më 10 mars në Pragë dhe do të zgjasë deri më datën 18 të po
këtij muaji. Festivali është hapur me filmin dokumentar Green days (Ditët e
gjelbra) të regjisores 21-vjeçare, iranianes Hana Makhmalbaf. Dokumentari
përfshin filmime të shumta me celularë, të cilat paraqesin dhunën dhe kaosin
paszgjedhor në Iran.