Itali, dhjetëra mijë njerëz protestojnë kundër Berluskonit

Romë, 14 Mars NOA - Dhjetëra mijë njerëz mblidhen në kryeqytetin italian Romë dhe protestojnë kundër kryeministrit aktual Silvio Berluskoni, vetëm dy javë para zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohen në vendin përtej Adriatikut.
Korrespondenti i agjencisë NOA informon se mitingu është mbajtur në Romë me organizim nga opozita e majtë e cila u shpreh kundër një vendimi të qeverisë.
Bëhet fjalë për një dekret me të cilin kryeministri Berluskoni kërkon të anulojë përjashtimin e kandidatëve të partisë së tij "Liria e Popullit" nga zgjedhjet në Itali.
Kandidatët, të njohur si shokët e kryeministrit gjenden në dy rajone ku ata, nuk kanë dorëzuar në kohë listat zgjedhore, dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga zgjedhjet komunale.
Opozita aludon për mbledhjen e të paktën 200 mijë njerëzve në mitingun që ju dalloni dhe në foto.
Emma Bonino, kandidate për të drejtuar rajonin e Lazios deklaroi në miting se forca nuk qëndron në kontrollin e rrjeteve televizive Rai, Mediaset, eth., etj., por këtu tek ne, duke iu drejtuar protestuesve në Piazza del Popolo sheshi i Popullit.
Unë jam këtu në shesh dhe jam krenare të jem kandidate e të gjithëve ju, theksoi liderja radikale Bonino.
i.m/NOA