Nje film sa i shtrenjte

Kater producente analizojne faktoret qe kane cuar ne rritjen e kostos se prodhimit te filmit ne Shqiperi.
Si ndikon te autoret e kinemase dhe ne kerkesat per standardet artistike kjo faze e produksionit
Kur i pyet autoret e kinemase dhe producentet se cfare faze po kalon prodhimi i filmit shqiptar keto kohe merr nje pergjigje gati te perafert nje faze te veshtire te vuajtur te paperballueshme.
Pergjigjja i referohet kryesisht prodhimit te nje vepre filmike qe eshte rritur disa per qind nga cka qene pese vite perpara.
Ne plan te dyte vijne pastaj roli i producentit dhe i regjisorit aftesia per te vjele fonde cilesia artistike e vepres faktore qe e kane futur prodhimin filmik shqiptar ne nje faze ne mos te re nje faze tjeter nga cka qene. Te ftuar nga Shekulli pranuan ti bejne nje analize panoramike ceshtjes producentet dhe regjisoret Mevlan Shanaj Xhevdet Feri Dritan Huqi Sabina Kodra.
Parate
Kryetari i Qendres Kombetare te Kinematografise Artan Minarolli deklaroi para pak kohesh qe kater producentet projektet e te cileve jane aprovuar kete vit nga Qendra kane kerkuar buxhete dy here me shume nga cka dhene dhe vazhdon te jape QKK per nje film. Kerkesat per mbeshtetje financiare nga shteti shqiptar producentet i kane per 600-800 milione Leke te vjetra per nje projekt filmik.
Pse kjo rritje e ndjeshme
Autoret dhe producentet permendin rritjen e disa zerave ne aspektin teknik dhe financiar te kostos se realizimit te nje filmi.
Xhevdet Feri ish-kryetar i Qendres per dy mandate dhe rishtazi producent i ACT Film Production llogarit rritjen e kostove te disa zerave ne prodhimin e filmit ne vlere afro 20-25 per qind. Feri e ka fjalen per pagesat njerezore qirate e objekteve akomodimin transportin hotelet restorantet.
Kjo ndodh edhe ne fazen e post-produksionit ku ka nje rritje te ketyre sherbimeve Mjetet me qira laboratori pelikula mjetet teknike specialistet. Feri e ka te njohur realitetin e prodhimit te filmit si administrator i fondeve publike por pretendimet se fundi te producenteve i bien ne sy nderkohe qe QKK-se i eshte shkurtuar ndjeshem buxheti ne gjysme miliard.
Arsyeja e dyte sipas Ferit per rritjen e kostos se prodhimit lidhet me realizimin e veprave filmike jo vetem brenda Shqiperise. Per shembull regjisori Fatmir Koci mendon qe nje pjese te projektit Anglia ne catine time ta xhiroje ne Angli. Projekti i Kocit ka per producent shtepine filmike ACT Film Production qe eshte hapur kete vit nen drejtimin e Xhevdet Ferit.
Feri shpjegon se e hapi kete shtepi filmike edhe per te mos lene te vdesin informacionet qe ka ne kete fushe.
Per Sabina Kodren producente e Era Film kjo faze qe po kalon keto kohe prodhimi i filmit eshte e veshtire sepse edhe bashkeprodhuesit e huaj po kalojne momente te veshtira financiare per shkak te krizes si edhe te ndryshimit te politikave ne pergjithesi mbi financimet. Kodra e cila ka ne proces nje projekt per film me metrazh te gjate me regjisorin Robert Budina e quan shume problematike gjendjen financiare te Qendres Kombetare te Kinematografise.
Dritan Huqi producenti i On Film Production financues i filmit Shqiptari nga Johaness Naber konkurron ne QKK me projektin Engjejt jane larg te regjisorit Gjergj Xhuvani. Huqi trajton ne kete diskutim nje tjeter problem qe ndikon ne rritjen e kostos se prodhimit filmik. Nese i referohemi QKK kriteret financiare te fundit per filmin me metrazh te gjate kane qene ato te vitit 2005. Qe atehere kostot kane ndryshuar shume.
Po ju permend vetem ndryshimet e monedhes sone ne raport me euron dhe imagjinohet rritja e kostos si pasoje e kesaj. Shto edhe faktin qe si pasoje e krizes boterore kostos e sherbimit te filmit jane rritur ne te gjithe boten thote Huqi i cili sqaron qe projekti Engjejt jane larg parashikon nje buxhet te konsiderueshem.
Mevlan Shanaj regjisor dhe producent i Zig-Zag Film e gjen me vend qe theksi te vihet te pretendimet per vlerat artistike te prodhimeve shqiptare ne bashkepunim me te huajt. Jemi deshmitare te sukseseve te ekranit te kinemase jo vetem te asaj komerciale por te kinemase se perbotshme dhe kryesisht asaj amerikane e cila me teknologjine e larte eshte bere nje konkurrente gati mbytese.
Keshtu qe kur vjen puna per producentin qe te jete edhe ai prezent ne treg i duhet patjeter qe ta rrise nivelin e paraqitjes edhe teknike. Por qellimi mbetet realizimi i nje vepre te arrire artistikisht. dokush e kerkon kete stafi krijues regjisori producenti.
Sipas Shanajt rritja e kostove si rrjedhoje e rritjes se shpenzimeve per teknologjine filmike per njerezit qe marrin pjese ne nje film krizat globale te gjitha keto se bashku e kane futur produksionin ne nje morse qe kerkon investime me te medha.
Ne kete klime roli i producentit shqiptar i producentit te huaj te perfshire ne bashkeprodhim sikur po fillon te kuptohet me mire. Filmi eshte i tiji qysh ne momentin qe jep fondet.
Kur i pyet producentet tane a jane gati per te patur me teper pavaresi nga fondet publike Feri thote prere Nuk do te kishim me asnje prodhim. Huqi thote shte e pamundur. Kodra Nuk shoh ndonje formule magjike qe te krijoje kete lloj pavaresie ne raport me kete marredhenie.
Arti
Per nje kinema qe vertitet rreth prodhimeve kryesisht te filmit autor me me rendesi jane vlerat artistike. Ne tregun evropian ku producentet shqiptare trokasin shpesh per te gjetur fonde menyra me e mire per ti arritur ato jane vlerat artistike. Producentet sikur po e kuptojne se nje projekt i mire e me vlere jane promovimi dhe marketimi me i mire i filmit dhe i kultures.
Kur flet per zhvillimin e projektit Engjejt jane larg nga Xhuvani producenti Dritan Huqi thote se buxhetet e larta qe kerkohen ne Qender shkojne pikerisht te rrefimi me vertetesi i nje historie qe zhvillohet pas luftes ne Kosove dhe realizimi i nje filmi me kerkesa te larta artistike.
Nese ti aplikon demonstron besueshmeri ne punen tende vlera dhe cilesi per vepren e ardhshme mesazhe te qarta pune profesionale atehere nuk ka kufij per te fituar dhe realizuar vepren filmike.
Jane keto elemente per producentin Dritan Huqi te cilat bashke me krijimin e nje rrjeti te besueshem financuesish sigurojne qe projekti i nje producenti te jete konkurrues dhe fitues ne sistemin kinematografik evropian.
Kur flitet per krijimin artistik ka vetem nje sekret te perjetshem dhe te pazevendesueshem deri me tani nga te gjitha manipulimet.
Sekreti jane vlerat artistike qe do te thote befasi spontanitet dhe komunikim cka nenkupton prekje te interesave te audiences. Per te mberritur tek ky sukses ka disa rruge une preferoj ate me te verteten.
Vepra e mire artistike nuk ka kombesi nje film i mire ka gjuhen internacionale te komunikimit pasi shoqeria njerezore ka nje emerues te perbashket si per te miren dhe te keqen. Une mendoj se suksesi i qendrueshem nuk arrihet pa investim intelektual ne radhe te pare. Ky eshte komenti i Mevlan Shanajt.
Producentet dhe regjisoret e kane te qarte se nje veper e mire i hap vete dyert. Por prodhimet shqiptare te financuara nga Qendra Kombetare e Kinematografise te pakten qe nga viti 2005 tregojne se pse ato dyer nuk jane hapur.
Kjo mbetet sfida.