Algat, zgjidhja e ndotjes nga ujërat e zeza
SHBA, 22 Shkurt NOA – Algat mund të jenë zgjidhja e problemit të ndotjes të shkaktuar nga ujërat e zeza dhe asaj të djegies së fosileve. Për këtë fakt janë të bindur studiuesit në SHBA të institutit Rochester of Technology, që Brenda pranverës do të inaugurojnë impiantin e parë i cili do të jetë në gjendje të nxjerrë mikroorganizmat nga 4 mijë litrat e ujërave të zeza. Algat konsiderohen e ardhmja e bio-karburanteve si rrjedhojë e përmbajtjes së tyre të lartë me lipide, që lehtësisht mund të kthehen në bio-diesel.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeBaraj: Berisha vazhdon retorikën shterpë, në kushtet kur duhet një zgjidhje e reRama: Ja 1001 arsyet e mia Gjoks gjigant? Vjen zgjidhja Lidhje: Algat, ndotje, zgjidhje