E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti rikthen sherrin mes PD e PS

Projektvendimi miratohet ne parim vetem me votat e mazhorances. Te enjten pritet miratimi ne seance plenare


PS eshte kthyer ne komisione per te kundershtuar nismen e mazhorances. Xhafaj shte nul


TIRAN - Rikthimi i Partise Socialiste ne veprimtarine e Komisioneve per te kundershtuar ndryshimin e rregullores rindezi serish debatin e ashper mazhorance-opozite. Pika me nxehte ishte miratimi i projektvendimit qe lidhej me kufizimin e imunitetit te deputeteve per te cilen palet edhe pse ishin te nje mendimi se ndryshimet kushtetuese ishin zgjidhja me e mire nuk arriten qe te binin dakord. Pas sherreve projektvendimi kaloi ne parim vetem votat e shumices.


Anetaret e majte ne Komisionin e Ligjeve kundershtuan proceduren e ndjekur nga shumica parlamentare per ndryshimin e rregullores cka sipas tyre bie ndesh edhe me Kushtetuten.


Nga ana e saj mazhoranca e cilesoi teper te domosdoshem kalimin e projektvendimit te iniciuar nga nje grup deputetesh te djathte per ti hapur sipas tij rruge luftes kunder korrupsionit.


Por edhe pse mazhoranca debatin e zhvilloi ne emer te luftes kunder korrupsionit dhe per te lehtesuar punen Prokurorise per hetime deputetet e djathte akuzuan organin e akuzes per pune te dobet.


Opozita


Nenkryetari i Komisionit te Ligjeve njekohesisht edhe Sekretar per eshtjet Ligjore ne seline roze Fatmir Xhafaj deklaroi se nisma e mazhorances nuk eshte as me shume dhe as me pak se demagogjia dhe hipokrizia politike e radhes e shumices parlamentare. Cila eshte hilja


Sepse ju e dini shume mire qe per prokurorine kjo eshte e pazbatueshme. Ju e dini shume mire qe nepermjet kesaj procedure kushdo qe te ankohet neser ne gjykate apo deri ne Strasburg do te behet nul te gjitha veprimet per shkak te mungeses se ketij autorizimi.

Dhe e zeme se ky prokuror e filloi procedimin pa autorizimin e Kuvendit. Kur te shkoje ne gjykate ai deputet do te thote me falni por veprimet jane nul sepse nuk ka ardhur ne formen e kerkuar nga Kushtetuta dhe nga ligji - tha Xhafaj.


Ne emer te opozites ai propozoi dy rruge qe mund te ndiqen ne kete rast. E para nje reforme kushtetuese e cila do te perfshinte edhe kufizimin e imunitetit jo vetem per deputetet por per te gjithe funksionaret shteterore qe e gezojne kete cilesi dhe se dyti pergjegjshmeria funksionale e gjyqesorit dhe e Prokurorise - theksoi nenkryetari i Komisionit te Ligjeve.


Mazhoranca


Kryetari i ketij komisioni Ilir Rusmali pohoi se mazhoranca nuk do te terhiqet nga kjo nisme dhe se propozimi per kufizimin e imunitetit nuk eshte nderhyrje as ne punet e Kuvendit dhe as ne ato te Prokurorise. Sipas demokrateve Kushtetuta nuk percakton formen e autorizimit qe jep Kuvendi per prokurorine. Autorizimi per ndjekjen penale ne disa rrethana nepermjet kufizimit ose autorizimit per ndjekjen penale.


Te dyja i hapin rruge zhdervjelltesise se parlamentit qe korrupsioni te marre goditje efikase dhe deshtimi te mos justifikohet me gjase pengesat e imunitetit. Ne duam qe prokuroria te funksionoje ne maksimumin e vet pa pasur fare frike apo nevoje qe te justifikohet me mungesa procedurale apo kushtetuese - u shpreh Rusmali.


Palet akuzuan njeri-tjetrin per mungese vullneti dhe per pasoje edhe bllokim e kesaj nisme per vite me radhe. Sot pritet qe Komisioni i Ligjeve te miratoje nen per nen ndryshimet qe kerkohen prej nismetareve te djathte nderkohe qe te enjten eshte parashikuar edhe shqyrtimi i saj ne seance plenare ku debati i ashper ne komision pritet qe te pasqyrohet edhe ne Parlament.


Mazhoranca mbeshtet ndryshimet e rregullores qe spostojne diskutimet e lira ne fund te seances

PD i heq opozites te drejten e diskutimit ne Parlament

Strategjia e mazhorances per te ndaluar veprimet e opozites ne Parlament eshte bere dje molla e sherrit ne Komisionin e Ligjeve. Me force kartoni shumica ka vendosur qe diskutimet e lira te behen ne fund te seances dhe ne kete menyre opozita nuk ka me asnje mundesi per te kundershtuar ligje apo per te prezantuar probleme.


Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali pranoi dje se ndryshimi i kesaj pike te Rregullores qe lidhet me diskutimet e lira ka nje qellim te paster politik dhe se kjo do te bllokoje strategjine e opozites.


Diskutimet e lira jashte rendit te dites kerkohen te modifikon dhe per nje qellim te paster dhe te thjeshte politik. Motivi i cili e ka me shume zanafillen tek pika qe permbushi kupen tek ngjarjet e dy seancave me pare ne Kuvendin e Shqiperise te cilat qellimisht tentonin te demtonin mbarevajtjen e punes se Kuvendit - theksoi Rusmali. Ne keto dy seanca opozita kerkoi fuqimisht largimin e qeverise duke bllokuar edhe fjalen e kryeministrit Berisha.


Ne emer te anetareve te djathte kreu i Komisionit te Ligjeve u shpreh se veprimet e opozites gjate seancave te krijojne pershtypjen e nje strategjie per te bllokuar dhe per te penguar veprimtarine e institucionit. Ne keto kushte per deputetin Rusmali eshte me se normale dhe e domosdoshme qe deputetet e pergjegjshem te marrin ne dore pergjegjesite e tyre dhe te kerkojne nje zgjidhje per normalizimin e situates qe vjen edhe nepermjet strategjise se opozites ne seance.


I menjehershem ishte reagimi i deputetit socialist Damian Gjiknuri sipas te cilit shumica nepermjet dhunes se kartonit po godet demokracine. Mendon se problemi qe ka ardhur ne seance plenare ka ardhur nga permbajtja e deklarimeve brenda 60-minuteshit apo nga veprimet fizike. Nese eshte e drejte per veprimet fizike Kushtetuta te garanton ty. Ti po hyn tek permbajtja. Ti po zhvendos ne njefare menyre permbajtjen e diskutimeve me nje propozim qe ska model te ngjashem. Ne themel godet demokracine - tha Gjiknuri.


Debati per imunitetin

Ilir Rusmali Autorizimi per ndjekjen penale ne disa rrethana nepermjet kufizimit ose autorizimit per ndjekjen penale. Te dyja i hapin rruge zhdervjelltesise se Parlamentit qe korrupsioni te marre goditje efikase dhe deshtimi te mos justifikohet me gjase pengesat e imunitetit.


Ne duam qe prokuroria te funksionoje. Parlamenti dhe deputetet te paret nuk fshihen prapa zhgunit te imunitetit por i dalin ballehapur cdo lloj nisme te prokurorise. Jo vetem kaq por e ftojne prokurorine te luftoje korrupsionin pa asnje lloj hezitimi pa asnje lloj frike.


Famit Xhafaj Ju e dini shume mire qe nepermjet kesaj procedure kushdo qe te ankohet neser ne gjykate apo deri ne Strasburg do te behet nul te gjitha veprimet per shkak te mungeses se ketij autorizimi.


Dhe e zeme se ky prokuror e filloi procedimin pa autorizimin e Kuvendit. Kur te shkoje ne gjykate ai deputet do te thote me falni por veprimet jane nul sepse nuk ka ardhur ne formen e kerkuar nga Kushtetuta dhe nga ligji.


Dashnor Sula Ne radhe te pare shpreh kenaqesine qe opozita eshte ne kete komision qe mesa duket perkon data 21 shkurt me 21 janar dhe shpresoj qe grushti i shtetit te kete marre fund me date 21 janar.


Pandeli Majko Mos provoko


Dashnor Sula Shume qete po flas. Spo them gje 21 shkurt 21 janar po them.


Pandeli Majko Ky ndryshim eshte akt politik aq edhe akt denimi se ne fund te fundit nje mazhorance e caktuar ne Parlamentin shqiptar ju nuk do te jeni te perjetshem u ka dale qejfit opozita. Rregulloret e funksionimit ne Parlament miratohen me kompromis.


Fatos Hoxha shte turp dhe termet i madh per kete vend menyra qe eshte ndjekur per te ndaluar gjashte drejtuesit kryesore te gardes pa asnje lloj hetimi. Duhet te kishte ikur prokurorja me kohe nga ai vend.


Ajo duhet te kishte ikur dhe te vihej para pergjegjesise per ate qe ka bere me drejtuesit kryesore te Gardes. Paturpesia e saj arrin edhe sot kur ne burg sot jane 4 gardiste per te mbledhur prova per ti denuar dhe tre nga ata te armatosur qe sulmuan institucionet shteterore. Ne smund te rrime dhe te behemi objekt i sulmeve fizike te njerezve te papergjegjshem qe keni futur ne Parlament prandaj une kam firmosur i pari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›