Një fshat në shitje me kështjellën dhe 70 shtëpi (FOTO)
Share
Thonë se shtëpia është kështjella e çdo burri. Por tani mund të ktheni ëndrrën në realitet duke blerë një fshat të tërë, gjithmonë nëse keni 1.75 milion sterlina.
Pronari i ri madje do marrë edhe titullin lord, pasi është i përfshirë në çmim.
Fshati ndodhet në Britaninë e Madhe dhe përfshin 70 shtëpi, një kështjellë të shekullit 14-të dhe një godinë publike me një dhomë balloje. Po ashtu keni të miratuar edhe lejen e ndërtimit për një park pushimesh.
Madje, ka thashetheme se aty është i varrosur një thesar, diku në këtë pronë.
Pronari Lee Simpson jeton aty që kur ishte nëntë vjeç. Prindërit e tij e blenë fshatin në vitin 1955 për vetëm 2 mijë sterlina.





