E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: 3 vite burg për Stresin për çështjen Bombaj

Share

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 3 vite burg për këngëtarin Arkimend Lushaj, të njohur me emrin Stresi. Ai akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Stresi, së bashku me katër persona të tjetër, kanë kërkuar 25 mijë euro nga regjisori Leonard Bombaj, të cilin e akuzojnë se ka bërë seks me një të mitur.

Në konkluzionet përfundimtare prokurori Ardian Nezha u shpres se 15-vjeçarja me inicialet A.XH. është bërë shkaku i këtij konflikti mes Leonard Bombaj dhe të pandehurve Arkimed Lushaj, Rolado Kurtin, Elis Bashën dhe personin tjetër të identifikuar së fundi me emrin Sevastian Kallabaku të njohur ndryshe me nofkën Arusha. Sipas të dhënave të Prokurorisë, vajza 15-vjeçare ka deklaruar gjatë komunikimit të akuzës se nuk e kishte kërcënuar regjisorin Bombaj edhe pse ai e kishte përdhunuar disa here në ambientet e studiove Sirea Film.

Gjithashtu, vetë 15-vjeçarja ka mohuar se së bashku me këngëtarin Stresi i kishin kërkuar regjisorit të paguajë shumën prej 25 mijë eurosh si formë presioni për të mos e denoncuar publikisht si përdhunues fëmijësh. Në dëshminë e katër të pandehurve të tjerë, vihet re i njëjti qëndrim. Ata kanë mohuar akuzat dhe pretendojnë se nuk i kanë vënë gjobë regjisorit Bombajt. Mirëpo ky i fundit pretendon se nën presionin e vazhdueshëm të armës, por dhe presionit psikologjik, autorët i kanë marrë fillimisht 5 mijë euro, si dhe automjetin e tij. Më pas makina i është rikthyer si rezultat i negocimit me babanë e të pandehurit Arkimed Lushaj, ndërsa ky i fundit në bashkëpunim dhe me të pandehurit e tjerë kanë vijuar duke i kërkuar në formën e gjobës shumën prej 25 mijë eurosh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›