E Diel, 1 Nëntor 2026

Bebe-Bonusi nuk po vjen!

Alba Nako , nënë e një djali 8-muajsh

Entela Resuli

Është vendosur në Qershor të vitit 2008 me vendim qeverie: çdo fëmijë që lindë do të marrë 5 mijë lekë të reja nga shteti. Kanë kaluar tashmë 4 vjet, por zor se gjen arsye të shëndosha për të thënë që ky vendim është zbatuar rregullisht. Herë mungesa e fondeve nga shteti dhe herë mungesa e informacionit nga prindërit, e kanë bërë këtë bonus-bebe, thjesht të pamundur.

5 mijë lekëshi i Qeverisë

Duhet bërë një saktësim i rëndësishëm. Ka dy vendime për bebe-bonusin. Një vendim është i qeverisë (në 2008) me shpërblim 5 mijë lekë dhe vlen për gjithë territorin e vendit, dhe një vendim i dytë është i Bashkisë së Tiranës dhe vlen vetëm për kryeqytetasit. Qeveria e shpërndan nëpërmjet minibashkive, por ka muaj të tërë që nuk e jep këtë 5 mijë lekësh; Fondi duhet të shpërndahet nga minibashkitë në momentin që fëmija regjistrohet nga prindërit dhe merr certifikatën e lindjes. Dmth, si rregull, fondi kalon nga shteti te minibashkitë e më pas te familja e bebit.

5 mijë lekëshi i Tiranës

Ky fond vlen vetëm për kryeqytetasit dhe bazohet në një vendim të marrë nga Bashkia e Tiranës në vitin 2010. 5 mijë lekë-shi i Bashkisë së Tiranës si rregull shpërndahet nëpërmjet një banke private. Në bashkim të dy vendimeve, banorët e Tiranës duhet të marrin 10 mijë lekë për beben e sapolindur, 5 mijë të vendimit të Qeverisë (në minibashki) dhe 5 mijë të vendimit të Bashkisë (në bankë). Por edhe ky institucion i pushtetit lokal ka 2-3 muaj që nuk e jep bebe-bonusin. Zyra e Shtypit e Bashkisë në kryeqytet pohon se; të gjitha bebet e lindura në vitin 2011 e kanë marrë këtë shumë. Ndërsa për 2012… nuk ka fonde!

Të lodhin që të heqësh dorë?

Janë të shumtë ata që pasi kanë bërë regjistrimin e fëmijës së tyre nuk janë kthyer më në zyrën e financës në minibashkinë e lagjes ku jetojnë me certifikatë në dorë. E po kaq të shumtë ata që kanë grisur këpucët duke trokitur herë pas herë në dritaren me kangjella të gjendjes civile. Nga ana e pasme e saj kanë marrë një përgjigje në kor: Nuk na ka ardhur ende fondi. Kjo situatë është përsëritur çdo vit. Fondi mbërrin zakonisht pas muajsh të tërë, dhe gjatë kësaj kohe shumica e prindërve janë lodhur dhe e kanë lënë këtë muhabet. Lekët që nuk tërhiqen? Kthehen sërish andej nga kanë ardhur.

Çpo ndodh këtë vit me fondin

Në Tiranë, që nga Janari i këtij viti e deri sot, zor se mund të gjesh ndonjë prind që ka marrë 50 mijë lek-shin e bebit. Kryetarja e njësisë bashkiake Nr 5, Jeta Seitaj, i tha dje Shekullit se që nga fillimi i vitit e deri më tani, arka në zyrën e financave në këtë njësi është bosh. Çdo prind që vjen e regjistron fëmijën brenda afatit të caktuar, e merr certifikatën, por nuk i merr lekët sepse nuk është çelur ende fondi nga Ministria e Brendshme. Vetëm në këtë njësi janë mbi 400 fëmijë që nuk e kanë marrë këtë shumë, – tha znj.Seitaj. Kjo është situata në të gjitha minibashkitë e Kryeqytetit.
*****
Vendimi i qeverisë

Për tu uruar mirëseardhjen foshnjave të sapolindura, me vendim të qeverisë numër 9929, datë 09.06.2008 u vendos që çdo fëmijë të marrë një shpërblim prej 5 mijë lekësh.

Bebet e këtushme

Në zbatim të këtij ligji u vendosen edhe disa rregulla. Sipas tyre, fëmija e merr shpërblimin vetëm nëse regjistrohet në zyrën e gjendjes civile brenda 60 ditësh.

Bebet emigrante

Përfitues të këtij vendimi janë edhe fëmijët e emigranteve. Por për këtë kategori kërkohet që ata të regjistrohen brenda një periudhe prej 90 ditësh në Shqipëri.
*****

I lodhin njerëzit me sorollatje dhe fytyra të bezdisura që në fund të heqin dorë

Shekulli ka pyetur, prindër e gjyshër të foshnjave, se sa janë në dijeni të Bebe-Bonusit dhe nëse e kanë marrë apo jo këtë shumë. Për ata që kanë lindur në fund të vitit të shkuar dhe të tjerë brenda këtij viti as që bëhet fjalë. Ka dhe të tjerë që janë dorëzuar, duke pohuar me nervozizëm: Nuk i dua fare. Sa me bën e shkuara lart e poshtë nëpër zyra për ta kërkuar dhe pritur, nuk më bëjnë ato 5 mijë lekë
Juli Shehaj është shtëpiake, nënë e dy fëmijëve, jeton në Tiranë prej 19 vitesh dhe i ka lindur dy djemtë e saj në maternitet shtetëror në kryeqytet. Jeton në rrugën Medar Shtylla në Njësinë Nr.5 në Tiranë. Ka dëgjuar për shpërblimin në fjalë, por nuk është përpjekur kurrë ti marrë, sepse beson se praktika e administratës është e qartë: Sorollati njerëzit derisa të heqin dorë.

Julim, kur ju kanë lindur djemtë?
I pari, Enesi në 2009 dhe i dyti Albi bën 2 muaj, për 4 ditë

Keni dëgjuar për shpërblimin 5 mijë lekësh që jepet për të sapolindurit?
E kam dëgjuar nga nëna të tjera me të cilat kalojmë ndonjë paradite këtu në lagje, që merret në minibashki, a diçka e tillë, por nuk e kam marrë vesh ndonjëherë saktë këtë punë.

As për djalin e parë, as për të dytin.
Asnjëherë, as që jam përpjekur. Mbaj mend vetëm që kur lindi djali i parë morëm një letër urimi të firmosur nga kryetari i Bashkisë. U befasuam dhe na pëlqeu, pastaj morëm vesh që ishte një letër që ua shpërndanin kopje të gjithë nënave. Po gjithsesi, mirë edhe kaq.

Po pse nuk interesoheni, nuk ju duhen paratë?
Shiko… Paratë u duhen të gjithëve, qoftë edhe 5 lekë. Por për tua thënë fare sinqerisht, a e keni parë ndonjëherë çbëhet në zyrën e minibashkisë këtu? Të zë tmerri kur të duhet të kesh të bësh me ta. Nuk mbaron radha kurrë, duhet të ngrihesh që pa gdhirë, për një certifikatë apo një shërbim tjetër duhet të shqetësohesh e të rrish me orë të tëra, të zihesh me njerëzit, të zihesh me ato punonjëset aty, e në fund as nuk mbaron punë e asgjë. Është stres i madh, sa më pak punë me këto zyrat e shtetit, aq më mirë jam. Të shkretët ata që varen totalisht prej tyre.

Pyetëm në zyrat e minibashkisë dhe na thanë që është çështje fondi, dmth kur vjen jepet, kur nuk vjen vonohet. Nëse merr vesh që vjen fondi, do shkoje ta merrje?
Sa më bën e shkuara lart e poshtë nëpër zyra për të kërkuar dhe pritur, nuk më bëjnë ato 5 mijë lekë. E di si mendoj? Madje e kam bindje, shkruajeni shpesh nëpër gazeta këtë. Këta i sorollatin njerëzit, që në fund të mos i kërkojnë ato para. Mua ma shpifin këto sinqerisht. Pale kur kujtoj ato fytyrat e punonjëseve pas xhamave të sporteleve që nuk dinë të thonë kurrë një fjalë të sjellshme apo të buzëqeshin. Nuk i dua fare ato lekë në kushte të tilla.
*****

Alba Nako – Nënë
Alba Nako është nënë e një djali 8-muajsh dhe e ka marrë 50-mijë lekëshin bashkiak të bebes. Alba shprehet: Na sollën pak vërdallë, duke na thënë, shko këtu, shko atje, por në fund ja arritëm ta merrnim. Kam marrë lekët e bankës të dhëna nga Bashkia. Hapëm një llogari dhe na e hodhën atje. Ndërsa për këtë 5 mijë lekëshin tjetër të qeverisë që merret në minibashki, kemi shkuar dy-tre herë, na kanë thënë nuk kemi lekë dhe nuk kam shkuar më-tregon ajo.

Dhimitrula Thomai – Gjyshe
Dhimitrula është gjyshja e Nikolës 7-muajshe. Na tregon nuk ka marrë asnjë nga shumat që janë caktuar për lindjen e fëmijës, duke treguar se; Akoma nuk e kemi marrë. Ne jemi në njësinë bashkiake numër 8. Vajza ka lindur në shtator, na thanë që brenda dy muajsh do i merrni, por ende asgjë. Unë kam punua

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›