Nje furtune ne gote

Armand Shkullaku
Dokumenti i perfolur si nje plan komplotist kunder qeverise dhe Presidences ne gjithe teresine e tij eshte gjeja me normale ne nje shoqeri demokratike. Kudo ne bote shoqeria civile ka te drejte te mos pajtohet e te kundershtoje fenomene politika dhe institucione qe sipas saj bien ndesh me interesat e qytetareve. Pavaresisht nese qendron ose jo nje kauze e caktuar kundershtimi civil eshte nje e drejte e pamohueshme ne cdo shoqeri normale
Nga Armand Shkullaku
Nese do te vije prej ndonje vendi tjeter e do te shihje titujt dhe lajmet e para do diteve ne Kosove do te besoje se dicka e rende eshte duke ndodhur. Plan per rrezimin e qeverise komplot dhe skenar per dhune e pastaj deshtim i rebelimit hakmarrje e qeverise intrige per goditje ndaj shtypit te lire dhe kritikeve te pushtetit. Prej disa ditesh mediat kryesore ne vend autoritetet me te larta shteterore dhe opinioni publik jane perfshire ne nje debat te zjarrte mbi nje te ashtuquajtur plan per veprim te shoqerise civile per integritet te institucioneve shteterore plan qe deri tani mban de jure vetem autoresine e Hajrulla ekut hulumtues ne Klubin per Politike te Jashtme. Por si mundet qe nje dokument i tille te shkaktoje nje varg reagimesh te permasave kombetare nga Presidenti i Republikes e deri tek individe te ndryshem qe permendeshin me emer si mbeshtetes te mundshem te nje strategjie kunder institucioneve te dala nga Kuvendi i fundit fare permbante materiali i ekut per te shkaktuar nje furtune te tille
Ne thelb kjo qe ndodhi e vazhdon ende te kete jehone nuk eshte gje tjeter vecse nje furtune ne gote. Dokumenti i perfolur si nje plan komplotist kunder qeverise dhe Presidences ne gjithe teresine e tij eshte gjeja me normale ne nje shoqeri demokratike. Kudo ne bote shoqeria civile ka te drejte te mos pajtohet e te kundershtoje fenomene politika dhe institucione qe sipas saj bien ndesh me interesat e qytetareve. Pavaresisht nese qendron ose jo nje kauze e caktuar kundershtimi civil eshte nje e drejte e pamohueshme ne cdo shoqeri normale. E drejte eshte edhe protesta mosbindja solidarizimi me organizata te tjera grevat fushatat sensibilizuese e madje edhe grupi ne Facebook. Ne kete kuptim dokumenti qe tashme i mbeti ne dore vetem Hajrulla ekut nuk kishte asgje per te vene alarmin e per tu distancuar prej tij si djalli prej temjanit. Madje edhe permendja aty e disa emrave te shoqatave joqeveritare apo disa individeve te caktuar nuk eshte ndonje tragjedi. Ato permenden ne dokument thjesht si partnere apo mbeshtetes te mundshem te strategjise ne fjale. Secili ka te drejte te pranoje ose jo te behet pjese e nje projekti te caktuar pa pasur nevoje te bertase me te madhe se i kane permendur emrin. Dhe secili i ka te afishuara qendrimet e veta publike dhe nuk eshte se nje dokument i tille po i dekonspiron e po i ve ne shenjester te pushtetit. Nese dikush kerkon ta perdore kete per tu veteviktimizuar per te disaten here kjo pastaj eshte dicka tjeter. Pra nga te gjitha anet po ta shohesh i ashtuquajturi plan per veprim nuk ka asgje te jashtezakonshme asgje ilegale dhe per rrjedhoje asnje arsye per te shkaktuar ato reagime qe erdhen pas publikimit te tij.
Dokumenti i ekut perderisa zyrtarisht autoresia i mbeti atij u fry ne radhe te pare nga qeveria. I gjendur gjithnje ne nje moment te veshtire kryeministri Hashim Thaci pati nevoje ta zmadhoje e ti jape permasat e gati nje grushti shteti nje letre te kundershtimit korrekt dhe legal te politikave te caktuara te pushtetit. Kryeministri madje tha se askush nuk duhet te pretendoje qe permes dhunes te uzurpoje apo te marre pushtet. Ai shkoi me larg duke evokuar indirekt Shqiperine kur tha se shembujt e percjelle ne vendet perreth Kosoves nuk do te lejohen te barten ne Prishtine. Nese do te merrej si shembull Shqiperia do te vlente vetem ne rastin e kundert domethene atehere kur pushteti per te dale nga nje situate e nderlikuar nderton skenare per dhune puce jep idene se gjendet i rrethuar nga armiq te cilet nuk ia duan te miren vendit te tyre etj. Ne kohet e sotme keto taktika nga njera ane jane krejtesisht te dala boje dhe nga ana tjeter deshmojne standardin e dyfishte te atyre qe qeverisin. Nese Thaci do te kishte qene ne opozite sigurisht do ta kishte vleresuar dokumentin ne fjale dhe do ta mbeshteste ate. Te njejten pati bere edhe Berisha me disa organizata joqeveritare dhe media qe mbeshteten levizjen Nano ik. Pra kuptohet qe trajtimi si komplot i nje materiali normal behet vetem per qellime politike. Madje hiperbolizimi i tij gati e shnderroi ne qesharak reagimin zyrtar.
Dhe do te kishte qene vertet per te qeshur ky skenar komploti sikur te mos kishte reaguar me nje lloj kompleksi inferioriteti nje pjese e mire e shoqerise civile mediave dhe organizatave te tjera te permendura ne dokument. Te gjithe nxituan te distancohen nga dicka mese korrekte vetem nga frustrimi qe te mos quhen pjese e nje plani per rrezimin e qeverise. Nese dikush beson se nje qeveri apo politike e caktuar duhet nderruar kete duhet ta thote pa pasur droje nga paragjykimet. Ideja e nje shoqerie civile neutrale apo te paanshme eshte shterpe per me teper kur qendrimet e saj dihen boterisht. Edhe sikur Hajrulla eku ta kish hartuar me koke te vet ate plan veprimi nuk duhej lene i vetmuar por duhej mbeshtetur nga ata qe pretendojne se mendojne njelloj me tekstin e famshem. Jo thjesht per hir te Hajrulla ekut si individ por per te mos vrare idealizmin entuziazmin dhe besimin e atyre qe ende besojne te veprimi angazhimi dhe solidariteti per te ndryshuar nje realitet qe nuk e pranojne. Duke u kompleksuar nga gjuha ekstreme e qeverise ne rastin eku u dha shembulli i kundert. Atij i mbeti ne dore nje tekst per te cilin deri dje besonte se do ta nenshkruanin te gjithe. Nje tekst i thjeshte dhe i qarte por qe prodhoi nje termet te stisur.
Lajme te ngjashmeThaci-Haxhinasto Bashke per te njohur Kosoven shtetHaxhinasto Si mund te behet Bashkimi i Kosoves me ShqiperineThaci-Haxhinasto Bashkepunim ne politiken e jashtme per njohjet e KosovesThaci Rritje e pagave deri ne 50 punetoret do te kene standardet e EvropesNjohja e Qeverise LidhjeHajrulla ekut Hashim Thaci Klubi per Politike te Jashtme Nano ik