E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugetimi evropian me dialog

Klubi per Politike te Jashtme publikoi strategjine Te synosh larte - Vizioni evropian per dialogun Kosove-Serbi permes te cilit paraqiti nje varg rekomandimesh per qasjen e BE-se ndaj te dyja paleve - me theks te vecante ndaj Kosoves. Perfaqesues te BE-se u shprehen skeptike lidhur me disa synime qe kane te bejne me integrimit evropian e qe sipas dokumentit duhet ti realizoje Kosova gjate dialogut me Beogradin zyrtar.

Brukseli dhe Prishtina duhet te pajtohen per nje udherrefyes per krijimin e marredhenieve me te balancuara ndermjet Prishtines e Beogradit karshi Brukselit perderisa ne te njejten kohe te perforcohet legjitimiteti i BE-se si ndermjetes i bisedimeve vleresoi Klubi per Politike te Jashtme.

Permes strategjise Te synosh larte-vizioni Evropian per dialogun Kosove-Serbi ky klub sugjeroi autoritetet kosovare qe ti kerkojne BE-se nje pasqyre me te hollesishme rreth perfitimeve qe do ti kete pala kosovare nga dialogu me shtetin serb.

Kryetari i Bordit te Klubit per Politike te Jashtme Veton Surroi tha se qe nga takimet e para ndermjet pales serbe e asaj kosovare eshte verejtur nje sic e quajti ai diskrepance ne mes te aftesise se Serbise per tu integruar dhe aftesise se Kosoves.

Procesi i cili zhvillohet tash e tutje e nuk e ka te ingranuar aftesine e Kosoves per te ecur perpara ne integrimin evropian shnderrohet ne te kunderten-shnderrohet ne nje proces anti-evropian per Kosoven sepse e ngrin gjendjen cfare eshte apo e degradon edhe me tutje u shpreh Surroi.

Dokumenti i Klubit per Politike te Jashtme ve ne pah rendesine qe gjate dialogut BE-ja te paraqese nje propozim konkret per sigurimin e marredhenieve kontraktuale me Kosoven qe Kosoves ti ofrohet nje proces aderues neutral ndaj statusit ne BE dhe udherrefyesi per lehtesimin e regjimit te vizave me BE-ne.

Mirepo eurodeputetja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek tha se bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit nuk mund te nderlidhen me liberalizimin e vizave per Kosoven.

Ajo u shpreh skeptike lidhur me pritjet e kosovareve se hyrja ne bisedime me shtetin serb te pasoje me hyrjen e Kosoves ne listen e bardhe Shengen ngase ky sipas saj eshte nje proces teknik.

Nese e kerkoni ate si nje nga gjerat qe deshironi nga dialogu - nga ata qe po e zhvillojne dialogun - ata nuk mund te vendosin per kete gje. Eumlshte shume legjitime dhe e arsyeshme qe ju ta kerkoni ate por duke e nderlidhur ne kete menyre dyshoj se mund te ecni perpara u shpreh Lunacek.

Lunacek tha se perjashtimi i Kosoves nga liberalizimi i vizave me BE-ne nuk ka te beje aq shume me mosnjohjen e vendit nga pese shtetet anetare te ketij mekanizimi aq sa ka te beje me qendrimet e nje varg shtetesh anetare te te cilat sipas saj verehet presioni i disa partive ksenofobe.

Perfshirja e Kosoves ne proceset integruese ne BE sipas Luan Shllakut nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri te Hapur do te jete ne interesin e vete Brukselit zyrtar.

Nese BE-ja deshton ta ndihmoje Kosoven per tu perafruar ajo do ta nencmoje ajo do ta nencmoje dukshem kredibilitetin e saj si aktore ne politikat e jashtme. Te 22 shtetet qe kane njohur Kosoven kane interesa te sigurojne se investimet politike dhe financiare te Bashkimit Evropian rezultojne me nje storie suksesi- nje Kosove evropiane tha Shllaku.

Ne intervistat dhene mediave lokale gjate dites shefja e ekipit kosovar per bisedime Edita Tahiri tha se do ti kerkoje shefes se diplomacise evropiane Ketrin Eshton nje qendrim te qarte te Brukselit karshi liberalizimit te vizave dhe marredhenieve kontraktuale te BE-se me Kosoven.

Ne Bruksel dialogu ndermjet Prishtines e Beogradit vleresohet te jete nje mundesi e mire per zgjidhjen e problemeve mes paleve me qellim te integrimit te tyre ne Bashkimin Evropian. Takimet ndermjet paleve ne kuader te dialogut pritet te vazhdojne ne javen e ardhshme.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›