Një gabim në llogaritje e bën milioner, por
Një gjerman është bërë milioner, por vetëm për pak orë. Michael H., 50 vjeç, mbeti i shokuar kur pa në llogarinë e tij plot 200 milion euro.
Por shpejt historia iu kthye në makth.
Ai kishte blerë më 14 prill aksione online për 20 mijë euro. Në mbrëmje kontrolloi llogarinë e tij dhe zbuloi se kishte 200 milion euro.
Natyrisht e dinte që nuk ishin paratë e tij, ndaj telefonoi bankën. Askush nuk u përgjigj.
U ul në kompjuter dhe i transferoi 10 milion euro në llogarinë e tij në një bankë tjetër.
15 orë më vonë, banka e vuri re gabimin dhe i tërhoqi menjëherë 190 milion eurot. Po ashtu iu kërkua bankës tjetër që të transferonte edhe 10 milion eurot e tjera.
Por për ters ishte e premte dhe lekët nuk mund të transferoheshin deri të hënën.
Tre ditë pa atë shumë parash i thonë rreth 12 mijë euro interesa të humbura gjatë këtyre ditëve. Dhe banka i tërheq ato direkt nga llogaria e Michael H. Ky i fundit, i tërbuar, ka vendosur që të ngrejë padi. Të njëjtën gjë do bëjë edhe banka. Të shohim kush do fitojë.