E Diel, 1 Nëntor 2026

Një garazh që kushton 4 milionë dollarë (FOTO)

Në Amerikë, çdo gjë është e tepruar dhe në këtë rast nuk duhet të habitemi. Mjafton të shohim kërkesën e një kaliforniani, i cili kërkon për garazhin e vet plot katër milionë dollarë. Në fakt, garazhi është goxha i madh, me 6500 metra katrorë, ku mund ta parkohen plot 40 makina, por mund të krijoni edhe një magazinë, ku mund të lini pjesët e makinave tuaja. Oferta në fakt përfshin edhe një apartament pranë garazhit. Megjithatë, lind pyetja: kush do të blinte një garazh për 4 milionë dollarë?

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›