E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicerianët votojnë pro turizmit të .. vetëvrasjeve

Një nga klinikat ku kryhen vetëvrasjet

Një referendum në Zvicër ka dalë në përfundimin se shumica e banorëve atje janë në favor të turizmit të vetëvrasjes. Shumë njerëz, kryesisht të sëmurë, shkojnë në klinikat e këtij vendi për të vrarë veten. Një referendum i realizuar së fundmi nuk e ka ndaluar një praktikë të tillë. Vetëm 20 përqind ishin në favor të ndalimit të turistëve që duan të vrasin veten.

Mendohet se në dekadën e fundit 1 mijë perosna kanë shkuar në Zvicër për të vrarë veten. Ata asistohen në klinika të posaçme për të kryer vëtvrasjen. Këto klinika kanë dhomat e vdekjes. Organizatorët e referendumit thonë se ky rezultat do i japë një hov të ri mbështetësve të kulturës së vdekjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›