E Martë, 3 Nëntor 2026

Një gazetar i AA vritet pas një sulmi izraelit në Gaza

Një kameraman i agjencisë turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA) është vrarë gjatë sulmeve ajrore ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, sipas një deklarate nga Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA).

”EANA shpreh keqardhje të thellë për humbjen tragjike të Montaser Al-Sawaf, kameraman i pavarur i Anadolu Agency, në sulmet e fundit ajrore izraelite në Gaza”, njoftohet në deklaratë.

Organizata bëri thirrje për siguri dhe mbrojtje më të madhe për gazetarët që punojnë në Rripin e Gazës.

Bordi i EANA dënon çdo formë dhune ndaj gazetarëve, duke vënë në dukje rolin e tyre vendimtar në sigurimin e publikut me informacion të besueshëm nga zonat e konfliktit.

”Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e gazetarit të ndjerë”, tha kreu i EANA, Alexandru Giboi.

“Kjo ngjarje tragjike është një kujtesë fatkeqe dhe brutale e rreziqeve me të cilat përballen profesionistët e medias në zonat e konfliktit”, theksoi ai.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me bazë në SHBA, 63 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›