E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje gjenerate e re politike po vjen

Prishtina dhe Tirana nuk duhet te bejne konkurrence ekonomike me njera-tjetren ato mund te jene shume mire komplementare Flet Albin Kurti kreu i levizjes Vetevendosje

Keto jane zgjedhjet e para ne Kosove ne te cilat do te marre pjese levizja Vetevendosje nderkohe qe ne te kaluaren ju keni thirrur per bojkot te tyre. A do te thote kjo se keto zgjedhje jane te vecanta dhe te nje rendesie tjeter per Kosoven dhe nese mendoni se jane cfare i ben ato te tilla

Levizja Vetevendosje ka bere thirrje per bojkotimin e zgjedhjeve ne kohen kur ne Kosove qeveriste UNMIKU. Cfaredo zgjedhje brenda kuadrit 1244 ishte i pakuptimte. Ato vetem e bishtnonin problemin UNMIKU nuk konkurronte nuk zgjidhej dhe as nuk mund te rrezohej. Kemi thirrur per bojkot te zgjedhjeve lokale te vitit te kaluar sepse arsyeja dhe qellimi i ketyre zgjedhjeve ishte legjitimimi e zbatimi i decentralizimit etnik sipas Planit te Ahtisarit. Per ne zgjedhja e vertete eshte nese e duam Planin e Ahtisarit apo jo. Levizja Vetevendosje do te garoje ne zgjedhjet e ardhshme me qellim qe pavaresise se shpallur ti jap kuptim konkret dhe te dobishem per njerezit. Kemi vendosur te garojme pikerisht ne keto zgjedhje sepse Kosova gjendet para sfidave te medha ekonomike e politike. Shpejt lire dhe pa bere zhurme po duan ti shesin te gjitha pasurite nacionale dhe gjigantet ekonomike qe ka Kosova. Ndersa ne planin politik tashme jane paralajmeruar negociata te reja me Serbine. Ne vend te planeve qe na imponohen nga jashte permes elites aktuale politike duam qe te jete vete populli ai qe do ti percaktoje keto rrjedha. Ne ofrojme gjithe organizimin tone per nje gje te tille. Eumlshte qytetari me vullnetin e tij qe mund ta beje nje ndryshim te tille rrenjesor.

Levizja Vetevendosje deri tani ka proklamuar nje tjeter ide te inkuadrimit te popullit ne politike ate te faktorizimit te popullit permes organizimit. Pra nje lloj demokracie pjesemarrese. A nuk shkon pjesemarrja ne zgjedhje ndesh me kete ide

Koncepti yne per demokracine perfshin por kurrsesi nuk reduktohet ne procesin zgjedhor. Qytetari duhet ta ushtroje ndikimin e tij ne politike cdo dite e jo nje here ne kater vite. Jeta shoqerore sot eshte shume dinamike dhe nuk mund te presim kater vite per te thene fjalen tone per nje problem qe ndodh sot. Levizja jone ka ne konceptin e saj edhe demokracine pjesemarrese dhe demokracine e drejtperdrejte. E para ka per qellim debatin dhe vendosjen per ceshtje te caktuara te shtresave te ndryshme sociale. Per nje gje te tille eshte e nevojshme nje shoqeri e organizuar ku organizimet qe perfaqesojne shtresa te ndryshme sociale si sindikatat prodhuesit etj. behen pjese e vendimmarrjes. Gjithashtu pervec zgjedhjeve ne e shohim te pazevendesueshem organizimin e referendumeve per ceshtje qe konsiderohen te rendesise se vecante qofte per nje zone te caktuar qofte ne nivel qendror.

Zoti Kurti ne fushaten para zgjedhjeve te fundit te pergjithshme eshte folur mjaft se jemi nje komb debat ky kryesisht i perqendruar ne Rrugen e Kombit. Nga ju ne Kosove duket se ceshtja e bashkimit kombetar do te jete teme e kesaj fushate. Cfare rendesie mendoni se do te kete futja e levizjes Vetevendosje ne institucionet e Kosoves si fryme politike por edhe si organizim i vecante

Gjithandej ku jetojne shqiptaret elitat politike nuk e kane ne fjalorin e tyre bashkimin kombetar apo ne rastin me te mire kjo ndodh per konsum elektoral ne kohe zgjedhjesh. Per mendimin tim veshtiresite me te medha qarkoret e maleve te Kukesit qe e benin te mundimshem kontaktin PrishtinendashTirane dhe anasjelltas tashme jane tejkaluar. Mirepo rruga ne vetvete nuk eshte bashkim i kombit sic na thone shpesh politikanet. Pa prodhim andej e kendej kufirit rruga u sherben per infrastrukture Greqise qe te sjelle mallra ne Prishtine dhe Serbise qe te sjelle mallra ne Tirane gje qe ka filluar te ndodhe tashme. Mbi te gjitha ne mendojme se prioritet duhet te kete prodhimi e pas kesaj duhet ta dime edhe qe kostoja e transportimit te mallrave me kamione eshte shume e shtrenjte. Menyra me e mire per ta bere nje gje te tille eshte ndertimi i nje hekurudhe qe do te shfrytezohej enkas per kete gje. Futja e levizjes Vetevendosje ne institucione do te kete per qellim qe shtetit te shpallur te Kosoves ti bashkengjitet edhe sovraniteti baze e te cilit duhet te jete qytetari. Shteti duhet te kete te njejtin ngjyrim te njejtin karakter si jane qytetaret e tij. Shteti i Kosoves eshte huajesuar nga qytetari ne pamje e imazh ndersa konkretisht substancialisht nuk ekziston per ta. Koncepti politik qe e karakterizon levizjen Vetevendosje po gjen mbeshtetje gjithandej ku jetojne shqiptaret. Tashme ka indikacione te qarta se nje gjenerate e re politike po vjen. Futja e levizjes Vetevendosje ne institucione sigurisht qe do te kete ndikimin e vet edhe te shqiptaret qe jetojne ne trevat e tjera. Ceshtja e bashkimit kombetar nga nje teme tabu po behet teme qe zgjon interes gjithnje e me te madh.

Ju kembengulni ne dy gjera njekohesisht qe per mendimin tim jane kontradiktore forcimin e shtetit te Kosoves dhe bashkimin me Shqiperine. A nuk mendoni se sa me shume fuqizohet shteti i Kosoves aq me teper do te largohet ai nga Shqiperia

Shteti i Kosoves duhet fuqizuar ne raport me Serbine. Nje Kosove sovrane pa Planin e Ahtisarit mbi koke d.m.th. fitim i te drejtes per vetevendosjen e jashtme per tu bashkuar me Shqiperine. Nje gje e tille eshte e ndaluar ne nenin 1.3 te Kushtetutes qe buron nga Plani i Ahtisarit. Ne aspektin ekonomik Prishtina dhe Tirana nuk do te duhej te bejne konkurrence me njera-tjetren perkundrazi ato mund te jene shume mire komplementare reciprokisht. Per shembull kombinimi i potencialeve hidroenergjetike qe ka Shqiperia me ato termoenergjetike qe ka Kosova. Pas nje bashkepunimi te ngushte ekonomik harmonizimi te teksteve shkollore bashkepunimi kulturor artistik ne do ti zbulojme potencialet tona te verteta te cilat sot jane ne minimum pikerisht sepse nuk ka vullnet nga elitat politike gjithandej ku jetojne shqiptaret. Pas ketij procesi intensiv dhe te gjithanshem bashkepunimi edhe bashkimi politik do te ishte i natyrshem organik dhe i pashmangshem.

Qe prej publikimit te vendimit tuaj per pjesemarrje ne zgjedhje keni thene se me kete mendoni ta pasuroni gamen e metodave te perdorura deri tashme. Si keni menduar ti kombinoni keto metoda dhe ne cfare rastesh do te jete i mundur ky kombinim

Ne mendojme se garancia me e mire per institucione te verteta eshte qytetari aktiv i gatshem te mbroje interesat e tij ne cdo kohe. Ky eshte koncepti yne per qytetarin politik. Per ne qytetare politike nuk jane militantet qe vrapojne verberisht pas partive por qytetaret qe jane te vetedijshem se i vetmi kuptim i institucioneve eshte realizimi i interesave te qytetareve. Krijimin e nje kulture te re politike qe e ben popullin subjekt e institucionin vetem pasqyren e tij eshte e domosdoshme per sfidat qe ka perpara Kosova. Nje fryme e tille i ben institucionet e qendrueshme perballe presioneve te huaja dhe pushtetin te kontrollueshem nga qytetaret.

Raportohet shpesh koheve te fundit si ne media ashtu edhe permes sondazheve se pakenaqesia e qytetareve te Kosoves ka shenuar rritje dhe se besimi ne institucione eshte ne renie. A jane keta dy faktore ato ku e mbeshtetni besimin tuaj ne fitore apo ka edhe ndonje faktor tjeter

Besimi i qytetareve te Kosoves ne institucione ka nje tendence renieje. Mirepo kjo renie eshte rritur ndjeshem ne dy vitet e fundit. Gjendja sociale e qytetareve te Kosoves eshte me e renda ne Europe varferia ekstreme ka arritur ne 18 te papune jane zyrtarisht afer 50 e popullsise. Brishtesia politike e pushtetit te kapur nga korrupsioni e krimi i organizuar ka bere qe politikanet te jene te degjueshem e servile ndaj faktorit nderkombetar i cili te vetmin mates suksesi ka ruajtjen e stabilitetit. Gjithe ky konstelacion ka rezultuar me vazhdimin e status quondashse mungesen e vullnetit minimal nga ana e politikaneve qe gjerat te ecin perpara. Kjo situate e rende ekonomike e politike vetem sa vjen e rendohet dita-dites e paralelisht me kete edhe zhgenjimi i qytetareve ndaj ketij pushteti. Kjo situate e ka sjelle natyrshem ne skene levizjen tone e cila i ka kundershtuar keto procese per vite me radhe. Kritika jone e mprehte dhe parimore pas vendimit per pjesemarrje ne zgjedhje ne syte e qytetarit po kthehet ne besim afirmativ per ndryshime. Pervec kesaj levizja Vetevendosje po i vazhdon takimet me qytetare gjithandej Kosoves. Kemi arritur te shtrihemi me strukturat tona ne shumicen e komunave te Kosoves. Permes ketij organizimi strukturor synojme qe ta materializojme perkrahjen e cila po rritet cdo dite e me shume. Organizimi i popullit rreth konceptit te vetevendosjes eshte vendimtar per te bere nje kthese historike perballe proceseve neper te cilat po kalon Kosova.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›