KSM i ofron Shqiperise nje mjet te ri per te hetuar krimin financiar
Tirane 28 tetor NOA - Perfaqesues nga gjashte njesite e perbashketa hetimore rajonale ne Shqiperi te krijuara ne vitin 2009 me ndihmen e programit Prag te Korporates se Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine faza II moren pjese sot ne nje konference dy ditore ne Tirane mbi hetimin e krimit financiar dhe te rasteve te korrupsionit.
Perfaqesues te ketyre njesive prokurore shqiptare oficere te policise gjyqesore oficere doganash dhe hetues tatimore kane punuar se bashku per hetimin e krimit ekonomik dhe te korrupsionit.
Deri me sot keto njesi kane hetuar me sukses 588 raste nga te cilat 88 jane cuar per gjykim nga prokurore shqiptare.
Ne hapjen e konferences perfaqesuesja e OPDAT Sinthia Eldrixh prezantoi Udhezuesin mbi Korrupsionin dhe Hetimin e Krimit Financiar i shkruar nga Programi i Ndihmes dhe i Trajnimit te Zhvillimit te Prokurorise se Departamentit te Drejtesise se Sh.B.A. OPDAT ne bashkepunim me Projektin kunder Korrupsionit ne Shqiperi PACA te BE me nje grup pune prokuroresh si dhe me Shkollen e Magjistratures.
Ne javet ne vazhdim Keshilltaret Ligjore te Perhershem te OPDAT-it do te zhvillojne trajnime shtese ne Pogradec dhe ne Vlore per anetaret e Njesive te Perbashketa Hetimore Rajonale. Nepermjet programit te Korporates se Sfides se Mijevjecarit OPDAT-i ka krijuar dhe aktualisht po pajis e trajnon gjashte Njesite e Perbashketa Hetimore Rajonale sipas modelit te Njesise se Perbashket Hetimore te Tiranes ne Vlore Fier Korce Gjirokaster Durres dhe Shkoder.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33189-ksm-i-ofron-shqiperise-nje-mjet-te-ri-per-te-hetuar-krimin-financiartitleKSM i ofron Shqiperise nje mjet te ri per te hetuar krimin financiartheme blue nickagjencianoa