Një grua shtetina tregoi ligjin
Gjashtë burra vollën vrer ndaj një zonje. Jo thjesht ndaj një gruaje, por ndaj Kryeprokurores së Republikës së Shqipërisë. Topin e hidhte Alibeaj e priste Halimi, e hidhte Halimi, e priste Alibeaj. Por Ina, iku. Iku, po nuk tha asnjë fjalë se…Ua la “dobiçin” në derë. Ata, ligjvënësit e ngarkuar nga ligji dhe Kushtetuta për të hetuar “grushtin e shtetit” (që në fakt nuk ekziston sepse ekziston vetëm kryengritja e armatosur në legjislacionin shqiptar), filluan të flisnin me vete, madje, as me vete, po me kamerat, pra me publikun. Na dhanë një spektakël të paparë. U irrituan. Fillimisht, menduan se e mbërthyen. Por Ina iku. U tha ato fjalë që kishte ndërmend për ligjin dhe Kushtetutën, u tregoi se nuk mund të hetonin mbi një çështje për të cilën po heton organi i prokurorisë, dhe iku.
Ina, edhe mund të ikë përfundimisht (kemi parë eksperienca të tilla me dy ish-prokurorë apo jo?). E pamë këtë me kërcënimin e djeshëm të deputetëve të së djathtës “ku e gjen guximin kjo zonjë të injorojë deputetët” madje sipas tyre “të injorojë tempullin e demokracisë”. Kjo do të thotë (ndoshta) se Ina mund të ikë përfundimisht. Inës i thanë dje se mashtroi, kur ajo nuk foli fare. Ne nuk e dimë nëse Inën do ta lënë ta përfundojë këtë hetim. Sepse edhe mund të mos e përfundojë. Por ama, institucioni i drejtuar nga Ina Rama (fati i keq i saj për një mandate kaq të vështirë) na tregon se shteti ligjor nuk ka marrë fund në Shqipëri.
Nga ajo çka pashë dje publikisht, më duket se zonja Rama tregoi integritet. Atë që po thonë përditë ndërkombëtarët, duke kujtuar deklaratën e djeshme të të dërguarit të BE-së në Tiranë, Lajçak: ‘nuk mund të hetojë Kuvendi për ngjarjet e 21 janarit aq më tepër një komision njëngjyrësh, kur këto ngjarje po i heton prokuroria’.
Tregoi integritet, duke respektuar komisionin hetimor dhe duke mos e refuzuar atë, por duke bërë të qartë që vendimet, analizat, studimet dhe rezultatet e hetimeve, janë në proces gjykimi nga prokuroria, dhe nuk mund t’i thuhen publikisht një komisioni hetimor parlamentar që dublon punën e organit të akuzës.
Ina Rama tregoi personalitet. U tha ca burrave se mund ta kenë përgojuar deri tani si lavire bulevardi, por kjo nuk i intereson. Nuk i hyn në punë. Ka shumë punë në organin e akuzës sa të merret me thashetheme “grash”, apo me debate shterpë të një komisioni që e ka parathënë përfundimin e një raporti si një letër jo-anonime hedhur poshtë derës.
Vendosmëri, për t’u thënë disa burrave të një komisioni hetimor njëpalësh, se, pavarësisht çdo lloj hetimi dhe qëndrimi që mund të mbajë gjithsecili prej tyre, apo të gjithë së bashku, puna e prokurorisë për zbardhjen e një çështjeje aq të rëndësishme si ajo e “21 janarit”, do të vazhdojë nga organi kompetent që është prokuroria.
Ina Rama u tregua një “grua shteti”. Po të ishte ambasadori amerikan në Tiranë, nuk do ta kishte kursyer një shprehje të tillë për zonjën Rama. Sepse i tregoi një institucioni kushtetues siç është Kuvendi, se drejton një institucion Kushtetues siç është Prokuroria e Përgjithshme. Na tregoi të gjithëve, se shteti nuk ka marrë fund.
(Shkrimi eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare)