E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia jo gjithmone perseritet

Nga Tunizia ne Algjeri nga Jemeni ne Egjipt duket se bota arabe po perjeton nje tronditje te forte duke mbushur sheshet e kerkuar ndryshime thelbesore ne qeverisjen e vendeve. Pothuajse i tere Magrebi eshte i perfshire nga dallga qe ka fytyren e levizjeve sociale me kerkesa te qarta e precize. Regjimet aktuale jane gati te leshojne ne shkembim te ruajtjes se status quo-se qeverisese por rasti i Tunizise ngre nje pyetje legjitime Po pastaj Edhe pas zbimit te Zine el Abidine Ben Ali Tunizia nuk gjen qetesi kur 3 nga ministrat e sapoemeruar dorehiqen dhe ne horizont shihen te tjera syresh ne vorbullen e nje stabiliteti teper te brishte. Duket si kronike e nje vale kryengritese te paralajmeruar duke qene se ne 19 janar presidenti i Liges Arabe do te profetizonte se shpirti arab qe eklipsuar nga varferia dhe papunesia. Amr Moussa u shpreh me sintetik se kurre kur tha se qytetaret arabe jane ne nje gjendje inati dhe frustrimi te paprecedente.

Nuk qendron jashte zones sizmike as Siria ku eshte bere me dije se do te zhvillohet pas lutjeve te se premtes nje proteste e organizuar nepermjet rrjeteve sociale kunder monokracise nderkohe qe presidenti Bashar Al-Assad shpreson te mos mberrije vone duke e paraprire me nje interviste ne Wall Street Journal ne te cilen deklaron nevojen e reformave ne funksion te akomodimit te kerkesave te qytetareve. Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh deklaroi se nuk do te kandidoje me me perfundimin e mandatit te tij ne 2013 dhe as do te mundesoje nje kalim te mundshem te pushtetit ne duart e te birit nje mase paraprake qe duket se tenton te shuaje zjarrin e pakenaqesise popullore ne vend.

Ne Jordani me sa duket zevendesimi i Samir Rifait me ish-gjeneralin Marouf Bakhit ka ngjallur reagimin e kundert zedhenesi i Vellezerve Myslimane Jamil Abu Baker ka paralajmeruar se Bakhit nuk eshte nje reformator dhe si i tille nuk mund te misheroje nevojat per ndryshime te thella politike dhe ekonomike.

Era e ndryshimit po fryn e forte edhe ne Gaza aty ku te rinjte e Fatahut po pergatisin versionin palestinez te protestes duke kundershtuar autokracine e establishmentit te Hamasit.

Por sic ndodh rendom ne zhvillime te tilla skenaret e dites se neserme jane te pafundme plot variable dhe mundesia per ti pare te permbysur relativisht e pranishme.

Sot tema e dites eshte Egjipti i perpire nga nje spirale protestash qe synojne qartazi doreheqjen e Mubarakut i gozhduar prej me teper se 30 vitesh ne kolltukun e tij presidencial. Frymembajtur me syte nga reagimi i ushtrise u leshua nje pasthirrme lehtesimi kur zv.presidenti Suleimani deklaroi se ushtria nuk do te qelloje perderisa protestat do te mbeten paqesore. Nje perfaqesues i larte dha dje nje mesazh te qarte per braktisjen e shesheve dhe rifillimin e jetes normale pasi sinjale qe kuptuar mire dhe reagimi do te ishte sipas kerkesave te protestuesve. Permbajtja e ushtrise ne fakt qe nje gjest lehtesues por qe nuk duhet te keqinterpretohet. Me gjithe mosperputhjet e qendrimeve te brendshme mes ushtarakeve te rinj dhe atyre te nje gjenerate me prane Presidentit ne detyre ushtria ne Egjipt mund te beje gjithcka pervecse te rreshtohet perkrah opozites qartazi e haptazi kinse asgje ska ndodhur. Duhet mbajtur para sysh se ushtria atje ka me shume nje stature te te qenit pjese inegrale e shtetit pervecse nje garantuese e tij situate e ngjashme me Turqine. Thene kjo eshte me se e kuptueshme se ushtria nuk mund te kete nje marrje krahu kaq te hapur dhe publike sidomos kur pjese e opozites eshte levizja Vellezerit Myslimane e njohur tashme ne shumicen e vendeve te Magrebit per praktikimin e nje Islami politik.

Pare me syrin e zhvillimeve te fundit nuk eshte aq e lehte te orientosh turmen qe nuk do te lere sheshin pa pasur doreheqjen e Mubarakut ne nje pjate te argjendte. Aq e vertete kjo saqe Elbaradei i cili ka marre perkrahjen e gati te gjitha partive opozitare dhe sidomos ate te Vellezerve Myslimane i ka ofruar Presidentit ne detyre nje pakt jo fort politik te iki brenda dites se premte pa iu prekur nje qime floku. Ne fakt pergjigjja e Mubarakut ne daljen e fundit televizive qe e parashikueshme nje lloj refuzimi i ikjes me bisht nder shale ne varantin egjiptian te Shahut te Iranit dhe apeli per durim shoqeruar me vendimin se ai jo vetem qe nuk do te kandidoje me por ne driten e zhvillimeve te fundit aq me pak do ta beje nje gje te tille i biri. Mbas rreth 7 diteve protestash nje bilanci prej 100 viktimash dhe nje pasiguri per te nesermen e shtetit kyc interlokutor te Perendimit ne Lindjen e Mesme situata po degjeneron ne nje guerilje te vertete ne nje perballje me gure mes kundershtareve dhe perkrahesve te Mubarakut. Lajmi i ores se fundit qe vjen nga kryeqyteti egjiptian duket tashme i ezauruar nuk mbetet gje tjeter vecse te pritet se crrjedhe do te marrin ngjarjet e si do te mund te menaxhohet situata ekzistuese. Nderkohe nuk mund te mos mendohet per te ardhmen. Ne nje vend kaq strategjik sa Egjipti aspak periferik sa i perket stabilitetit ne Lindjen e Mesme skenaret jane te shumte. Jo rastesisht jane degjuar zera per nje lsquo79 te dyte fatal jo vetem per Egjiptin vete por edhe me gjere per te gjithe rajonin dhe si rrjedhim per mbare opinion boteror. Ajo cka ndodh ne sheshin Tahrir smund te lere indiferent askend nese mendojme per alternativen. Sa e vertete dhe e besueshme eshte opozita qe mbeshtet Elbaradein A eshte kjo nje menyre per te joshur Perendimin me nje personalitet te besueshem per tu shfaqur me pas me fytyren e vet te vertete

Sinjalet nga Perendimi shkuan te qarta ne sinkron me qendrimin e SHBA-ve te pjekura kushtet per ndryshime dhe reforma ne menyre paqesore. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Gjithmone ne mbeshtetje te respektimit te te drejtave te njeriut dhe lirive universale nder te cilat dhe ajo per zgjedhje te lira dhe te ndershme administrata amerikane dhe Perendimi nuk mund te mos kene parasysh precedentin e revolucionit iranian te vitit 1979.

Me gjithe koincidencat jane te pakta mundesite qe historia te perseritet me instalimin e nje regjimi teokrat alla iranian ne nje vend qe i ka nderprere prej me shume se 30 vitesh me te marredheniet diplomatike. Hostiliteti mes Iranit dhe Egjiptit merr jete me denimin e marreveshjes se paqes ketij te fundit ne Camp Davis me Izraelin ne 1978. Mikpritja e Sadatit per Shahun pas largimit te tij nga Irani beri qe hendeku mes dy vendeve te rritej akoma me shume aq sa aspak cuditshem ky i fundit te festonte vrasjen e Presidentit egjiptian nga nje komande fondamentaliste islamike duke i vene emrin e kryetarit te kesaj te fundit nje rruge ne Teheran.

Por Irani nuk e ka braktisur shpresen e deshperuar per te pasur nje vend mik edhe pse duket se i ka shanset me pak se te pakta duke qene se edhe nese hipotetikisht ne Kajro do te materializohej nje revolucion islamik ky revolucion do te ishte sunit dhe jo domosdoshmerisht i perputhshem me fondamentalizmin shiit iranian.
Edhe pse ne shikim te pare duket se kane ngjashmeri ne dinamiken e ngjarjeve sic do te ishin levizjet per te bere reforma nen presionin e forte te protestave ne fakt ajo cka po ndodh sot ne Egjipt nuk mund te paralelizohet me instalimin e teokracise ne Iran. Perpos disa analogjive siperfaqesore mungon nje ngjashmeri ne paradigmen e zhvillimit te ngjarjeve.

Kryesorja duket te jete mungesa e nje Ayatollah Khomeini qe do te merrte eventualisht ne dore frenat e vendit. Me ikjen e Shahut Pehlavi ardhja e Komeinit si lider politik e shpirteror i iranianeve do te mundesonte instalimin e nje republike teokratike qe pluskon edhe sot e kesaj dite duke i mbijetuar edhe te ashtuquajturit revolucion i blerte i cili pa te zbrisnin ne shesh rreth 3 milione iraniane moment kur vemendja e te gjitheve u drejtuan nga Teherani por pa sukses.

Nje ndryshim tjeter qe bie ne sy eshte edhe vete situata ekonomike ne Egjipt dukshem e ndryshme nga ajo e Iranit te fundit te viteve 70 nje shtet i pasur ne gjendje te investonte ne shoqeri te fuqishme si Krupp dhe Panamerican nderkohe qe sot ne Egjipt shumica e popullsise jeton keq ekonomikisht me te ardhura nen minimumin jetik.

Pra duket qarte se lloji i pakenaqesise qe mbizoteron eshte i nje tipologjie te ndryshme nderkohe qe ne Iranin e vitit 1979 konflikti qe ideologjik dhe fetar ai qe po perjeton Egjipti sot eshte nje konflikt strukturor. Revolucioni islamik qe nje levizje me nje fryme te paster kundra perendimores dhe gjithcka qe Perendimi perfaqesonte ne vlera dhe model duke i meshuar deshires luftarake per te ruajtur traditen fetare te kercenuar nga dekadenca e ndikimeve perendimore.

Edhe ne kete aspekt ndryshimi eshte i dukshem nderkohe qe ne Iranin teokratik fryma shiite ishte e padiskutueshme ne Egjiptin sunit nuk ka nje mazhorance absolute apo nje mbeshtetje aq te forte popullore symbyllazi per formacionin Vellezerit Myslimane formacion ky qe eshte vene ne balle te opozites qe po perballet me Mubarakun dhe po artikulon kerkesat ne shkallezim e siper. Ne ndryshim nga Irani i viteve lsquo80 ne Egjipt ekziston nje dialektike e zhdervjellet qe nuk mund te lejoje per asnje moment hegjemonizimin e levizjes se ketyre diteve pikerisht nga Vellezerit myslimane. Vete revolta nuk ishte pjese e axhendes politike te Vellezerve Myslimane dhe keta te fundit do ta kene te pamundur te asimilojne perberjen heterogjene te kerkesave te protestuesve duke i veshur asaj nje petk thellesisht fetar. Ne kete kendveshtrim eshte e vogel mundesia e nje pervetesimit te nje lidershipi integralist te gjithe kesaj vale ndryshimesh ne Magreb. Gjithsesi ne deklaraten per shtyp te minsitrit te jashtem iranian dukeshin qarte tonet e ftohta drejtuar qeverise se Mubarakut marredhenie keto qe prej kohes se instalimit te republikes islamike mund te kane qene gjithcka pervec se miqesore.

Pertej deklaratave diplomatike dallohet nje lloj kenaqesie e mirefillte per ngjarjet e dites kenaqesi kjo e shprehur haptazi nga Mohammad Karim Abedi anetar i komisionit te jashtem ne Parlamentin iranian i cili ka folur edhe per perhapje te vales se protestave ne rajon dhe ka shprehur bindjen e tij se gjithe Lindja e Mesme duhet te qeveriset nga Islami. Natyrisht qe entuziazmi me te cilin shprehet edhe vellai i kryetarit te Parlamentit Mohammad Javad Larijani pergjegjes per marredheniet me jashte i sistemit gjyqesor iranian i cili e cileson nje bekim valen e protestave ne Lindjen e Mesme te ben te mendosh se ka ne fakt syresh qe shohin te materializohen fantazmat e revolucionit islamik te vitit 1979. Paralelizmi eshte bere me real ne shfaqjen e disa pamjeve te javeve te fundit ne pushtet te Shahut i cili tentoi te bente nje makijazh politik duke lejuar disa ndryshime levizje te vonuara keto qe nuk e shmangen ikjen e tij.

Gjithsesi kriza globale ekonomike e ketyre viteve te fundit po reflektohet tani ne periferi dhe nuk mbetet gje tjeter vecse te presim zhvillimet e radhes duke shpresuar ne vertetesine e shprehjes se jo cdo e keqe vjen per te bere dem per te mundesuar ndoshta te ashtuquajturen vale te katert te demokratizimit te Lindjes se Mesme dhe me deshiren e madhe se kjo vale nuk do te kthehet ne nje bumerang pasojat e se cilit do te ishin te pallogaritshme ne kete moment.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›