E Diel, 1 Nëntor 2026

Një grua tenton vetëvrasjen duke prerë telat e korrentit

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Tefta Tashko”, ku Shqipe Rexha ka hipur në çatinë e banesës së saj private dhe ka tentuar të presë telat e korrentit.

Të frikësuar, fqinjët e saj kanë lajmëruar menjëherë policinë e kryeqytetit, e cila ka mundur të parandalojë vetëvrasjen e gruas.

Efektivët e policisë kanë arritur ta lokalizojnë gruan 45-vjeçare dhe ta zbresin nga çatia pa ndonjë pasojë. Ajo mësohet se është dërguar në spitalin psikiatrik të QSUT-së, pasi dyshohet të ketë probleme të rënda mendore.

Kjo është ngjarja e dytë e ngjashme që ndodh brenda dy ditëve të fundit në Tiranë, pas asaj të ditës së hënë, ku 60-vjeçari Caush Isaraj tentoi të hidhej nga një shtyllë e tensionit të lartë në rrugën “Don Bosko”. /Start/

                                                                                             2011-07-06 15:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›