Shoferi 36-vjecar nga Shqiperia humb jeten ne afersi te Struges

Aurel Osmani, 36-vjeçar nga Shqipëria, e ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur të martën në mesditë në rrugën Qafë Thanë- Strugë.
Bashkudhëtari i tij, një 26-vjeçar nga Tirana identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë lëndime të rënda dhe është shtrirë në spitalin për ortopedi dhe traumatologji në Ohër.
Ai gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Maunia të cilin e ka drejtuar i ndjeri Osmani është rrokullisur në një hendek në afërsi të fshatit Frëngovë, pasi për shkaqe ende të panjohura ai ka humbur kontrollin gjatë vozitjes.
Sipas informatave të para, ata kanë punuar për një kompani shqiptare e cila ka transportuar minerale të nikelit për fabrikën Feni në qytetin e Kavadarit.
Trupat e tyre janë nxjerrë nga mauna nga policia e cila menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i Osmanit është dorëzuar për obduksion, kurse për rastin është informuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e cila më pas do ta informojë zyrtarisht edhe ambasadën shqiptare në Shkup.