E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi kunder Bashkise se Korces kritikon punimet ne qender

Shoqata e Biznesit në Korçë ka reaguar ndaj punimeve që po bëhen në qendër të qytetit të Korçës duke deklaruar se tejzgjatja e punimeve dhe ndotja e krijuar, po dëmton rreth 500 biznese të qytetit.

Sipas tyre, faji për këtë problem është i bashkisë së Korçës, e cila po tejzgjat këtë rrëmujë në qendër të qytetit.

Duket se më problematike paraqitet situata sidomos në qendër, ku ngushtimi i bulevardit “Republika” nga ana e bashkisë, vështirëson lëvizjen e mjeteve në të dyja kalimet,duke krijuar kaos në trafik.

Përforcimi i masave,të cilat synojnë garantimin e sigurisë rrugore, bëjnë të ditur drejtuesit e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore, lidhet jo vetëm me shtimin e mjeteve në qarkullim,por edhe me faktin se muajt e verës shënojnë numër të lartë të aksidenteve automobilistike.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›