E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje grup qelizash te ndryshuara gjenetikisht luftojne leucemine

Studiuesit ne Universitetin e Pensilvanise thone se kane trajtuar me sukses leucemine duke injektuar pacientet me qelizat e nje gjeni te ndryshuar i cili ve ne shenjester dhe shkaterron qelizat kanceroze. Ekspertet mjekesore e quajne kete nje perparim te madh.

Shkencetaret ne qendren Abromson per kerkime ne fushen e kancerit prane Universitetit te Pensilvanise kane punuar 20 vitet e fundit per persosjen e nje teknike qe merr qeliza te vecanta te gjakut te pacientet qe vuajne nga leucemia kronike dhe i kthen ato ne kancer-vrases. Ata moren te ashtuquajturat qelizat T nga gjaku i pacientit i modifikuan gjenetikisht ato dhe i injektuan perseri tek pacienti. Qelizat e ndryshuara ishin aq efektive ne ndjekjen dhe shkaterrimin e qelizave te kancerit saqe studiuesit u dhane nofken vrasesit seriale. Dr. Karl Xhun autor kryesor i studimit thote se ky eksperiment i guximshem  ka dhene rezultate dramatike

Prova aktuale ka tejkaluar cdo parashikim sepse tek tre pacientet qe e kemi aplikuar kete teknike leucemia eshte zhdukur.

Te tre pacientet ne proven klinike kishin faze te avancuar leucemie me shume pak mundesi trajtimi konvencional. Shkencetaret gjenetiste thone se eshte hera e pare ne provat klinike me pacientet e kancerit qe qelizat T te ndryshuara arrijne te mbijetojne pas injektimit dhe jo vetem kap por te jene ne gjendje te vrasin qelizat e kancerit edhe gjashte muaj me vone.

Brus Levin eshte bashke-autor i studimit.

Kjo teknike nuk eshte si trajtimi me antitrupa ose kemioterapi ku pacienti duhet te trajtohet panderprerje. Trajtimi me qeliza T te modifikuara i ngjan nje lloj medikamenti prodhim inxhinjerik qelizor qe percan dhe vret tumoret.

Shoqata Amerikane e Kancerit e quan studimin emocionues por edhe paralajmeron se me shume kerkime te tjera jane te nevojshme per te konfirmuar dobine e terapise gjenetike me qeliza T. Dr. Len Liktenfeld thote

Ne e dime se qelizat e modifikuara per disa kohe mund te jene te dobishme por edhe mund te demtojne keshtu qe ne kemi shume per te mesuar para se te themi plotesisht se kjo terapi mund te perdoret ne pergjithesi per pacientet te cilet kane kete lloj te vecante te leucemise.

Dy nga tre pacientet ne proven klinike tani nuk kane asnje shenje te kancerit. Pacienti i trete ka disa shenja kanceri por eshte permiresuar. Terapia mund te shkaktoje efekte anesore si temperature te larte mosfunksionim te zemres dhe pengim ne frymarrje. Shkencetaret jane duke pritur per te pare se sa kohe do te zgjase derisa kanceri te shfaqet perseri nese po.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›