E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon rigjykimi i pjesshem i Ramush Haradinajt

Ne Gjykaten Nderkombetare per krime lufte ne hapesirat e ish Jugosllavise filloi sot rigjykimi i pjesshem i ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj dhe dy bashkepunetoreve te tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj nen akuzat per krime lufte.

Me 21 korrik te vitit te kaluar Gjykata nderkombetare per krime te luftes ne ish Jugosllavi urdheroi rigjykimin e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkeluftetareve te tij te akuzuar per krime lufte.

Dhoma e Apelit e Gjykates se Hages anuloi pjeserisht vendimin e Gjykates te prillit te vitit 2008 e cila e kishte shpallur te pafajshem zotin Haradinaj. Gjykata kishte pranuar ankesen e Prokurorise e cila ka pohuar se nuk i ishte dhene kohe e mjaftueshme per ti shfrytezuar te gjitha rruget ne menyre qe te siguroje paraqitjen e dy deshmitareve kryesor te rastit.

Ramush Hardinaj kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dha doreheqje nga posti i kryeministrit te vendit me 8 mars te vitit 2005 per tu dorezuar vullnetarisht ne gjykaten e Hages prokuroria e se ciles e akuzonte ate dhe dy bashkeluftetaret e tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj per krime lufte. Akuzat lidheshin me veprimtarine e zotit Haradinaj gjate luftes kur ai ishte nje nga komandantet e larte te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves.

Procesi kunder zotit Haradinaj filloi me 5 mars te vitit 2007 dhe perfundoi ne prill te vitit 2008 me pafajesine e tij dhe Idriz Balajt.  I pandehuri tjeter Lahi Brahimaj u denua me gjashte vjet heqje lirie nen akuzat per sic thuhet trajtim mizor dhe torture.

Ne rigjykimin e pjesshem qe filloi sot do te trajtohen akuzat per vrasje trajtim mizor dhe torturim te te burgosurve ne shtabin e ish Ushtrise lirimtare te Kosoves ne fshatin Jabllanice ne Kosoven perendimore.

Vendimi per rigjykim te pjesshem eshte i pari i ketij lloji ne veprimtarine 18 vjecare te Gjykates Nderkombetare per Krime lufte ne hapesirat e ish Jugosllavise.

Rigjykimi nxiti reagime ne Kosove ku vleresohet larte roli i zotit Haradinaj ne luften e viteve 1998 -1999. Perfaqesues politike shfaqen bindjen ne pafajesine e zotit Haradinaj ndersa Organizatat e Veteraneve te Luftes se ish Ushtrise lirimtare te Kosoves thane se vendimi per rigjykim ishte i padrejte dhe faktin qe ai u morr nje dite para shpalljes se opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine e Kosoves ata e cilesuan si vendim te motivuar politikisht.

Ndersa vendimi eshte pershendetur nga Beogradi i cili e ka vleresuar ate si fitore te luftes per te drejtat e viktimave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›