Nje histori dramatike trafikimi vajza fierake nga nuse ne prostitue

TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet kerkoi dje denimin me 20 vite burg e 8 milione leke gjobe te Hysni Sokolajt 38 vjec i akuzuar per rrembimin trafikimin shfrytezimin e deri detyrimin e saj per te kryer kater aborte per te ushtruar prostitucion.
Nderkohe edhe pse akuzat e prokurorise se veprimet e te akuzuarit jane kryer ne rrethana renduese ndaj te demtuares ai eshte hetuar e gjykuar i lire per shkak te nje vendimi te Gjykates e Larte. Mbi tropojanin 38 -vjecar rendon akuza e trafikimit dhe shfrytezimit per prostitucion te fierakes me inicialet E.V. per pese vite ne Londer.
Ai akuzohet se e ka detyruar te abortoje kater here ndersa e torturonte vazhdimisht. Per keto akuza prokurori i ceshtjes Eugen Beci ne pretencen e tij kerkoi qe trupi gjykues i kryesuar nga Klodian Kurushi ta denonte Sokolajn me 20 vite burg e 8 milione leke gjobe. Kallezimi eshte dhene me 6 qershor 2006 kur e demtuara E.V u deportua nga Londra ne Tirane.
Prokuroria e Fierit nisi hetimet e me pas ia delegoi dosjen Prokurorise per Krime te Renda qe leshoi urdher-arrestin ndaj Hysni Sokolajt. Ai u ndalua me 25 shkurt 2008 ndersa per te ishte dhene masa e sigurise arrest me burg. Ky vendim u la ne fuqi edhe nga Apeli i Krimeve te Renda.
Por me 21 maj 2008 Gjykata e Larte prishi vendimet e dy shkalleve me te uleta dhe liroi te pandehurit Sokolaj qe u hetua e u gjykua i lire. Pas konkluzioneve te prokurorit qe renditi kronologjine e gjithe provave ne 8 faqe drejtuesi i seances e nderpreu ate per ti dhene kohe mbrojtjes te pergatitet per pretendimet e saj.
DOSJA
Me 15 qershor 2006 prokuroria e Fierit ne baze te materialit kallezues te policise regjistroi procedimin penal me akuzen e Shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese ndaj Hysni Sokolajt. Pas regjistrimit te procedimit prokuroria e Fierit kater dite me vone e referoi dosjen ne Prokurorine e Krimeve te Renda me akuzen e trafikimit te femrave.
Hetimi vazhdoi ne ngarkim Hysni Sokolajt per trafikimin e te demtuares E.V. Bazuar ne keto hetime me date 16 shkurt 2008 Gjykata per Krime te Renda me kerkese te akuzes caktoi masen e sigurimit Arrest ne burg ne mungese. Mbi bazen e ketij vendimi policia me 25 shkurt 2008 arrestoi te akuzuarin Sokolaj.
Vendimi i mases se arrestit u la ne fuqi edhe nga Apeli ndersa Gjykata e Larte vendimin me nr.115 21 majit 2008 vendosi prishjen e dy vendimeve te para dhe liroi menjehere te pandehurin.
Gjate 39 seancave gjyqesore me kerkese te prokurorise gjykata pyeti me cilesine e deshmitareve disa persona te cilet dhane shpjegime rreth faktit kriminal.
Ne fashikullin e gjykimit u administruan disa prova shkresore dhe aktet e ekspertimeve mjeko-ligjore mbi ekzaminimin e te demtuares disa akte ne pergjigje te leter-porosise se ardhur nga Britania e Madhe per kete rast. Po keshtu me 29 shtator 2010 u administruan e u bene pjese te fashikullit te gjykimit shpjegimet e te demtuares E.V. te dhena keto gjate hetimeve paraprake.
Referuar ketyre shpjegimeve te dhena prej te demtuares ne datat 12 janar 2007 dhe 17 janar 2008 te vleresuara ne unitet te plote me provat e tjera si deshmite e prinderve te E.V.-se aktet e ekspertimit mjeko-ligjor aktet e leter-porosise u provua se ne veren e vitit 2001 e demtuara E.V. eshte njohur me Hysni Sokolajn ne Fier. Ai punonte ne nje hotel te njohur prone e te afermve te tij. Pasi kontaktuan disa here ne telefon E.V. u ftua te pinte nje kafe nga i pandehuri.
Pikerisht ate dite qe pine kafe i pandehuri Sokolaj e mori vajzen pa njoftuar te afermit e saj dhe e dergoi ne Durres. E demtuara E.V. shpjegon se qendroi fillimisht ne nje hotel ne Durres e me pas tek shtepia e motres se te pandehurit.
Duke qene se ajo ishte larguar pa dijenine e prinderve te afermit u interesuan dhe mesuan se vajza ishte me Hysni Sokolajn ne Durres. Prinderit saj bashke me vellain shkuan ne Durres dhe e moren E. V. Prinderit e E.V. gjeten ne shtepine e tij ne Durres gruan e Hysniut dhe femijet e tij.
Edhe i pandehuri kur shpjegoi para gjykates tregoi se prinderit e E.V. se bashku me vellane e saj kishin shkuar ne shtepine e tij ne Durres pasi sipas tij mendonin se ai e kishte rrembyer vajzen. Ne fakt keshtu rezultoi sepse ndryshe nga cpretendoi i pandehuri ai e mori te demtuaren ne Durres pa pelqimin e familjes se saj dhe duke e mashtruar.
Sipas prokurorise ky eshte nje nder momentet e veprimeve kriminale te te pandehurit ku provohet qarte nje element shume i rendesishem i rekrutimit te E.V qe me pas e trafikoi ate ne ne Belgjike e Angli. Ky fakt u provua edhe me deshmine nenes se te demtuares shtetases me iniciale L.V. e cila shpjegoi se kur ka shkuar ne Durres te gjeje vajzen e saj tek shtepia e te pandehurit ka takuar ish-gruan e Hysniut. Ne kete forme bie alibia e te pandehurit qe pretendoi se ishte i ndare nga gruaja e tij e pare dhe me E.V. do martohej.
Kjo eshte provuar nga keqyrja e dosjes civile me paditesen A.S. me te paditur Hysni Sokolaj rezulton se ne periudhen qe Hysniu eshte njohur me E.V ai ishte i martuar ndersa rezulton se shkak i divorcit eshte bere njohja e Hysniut me te demtuaren.
Madje vajtja e kesaj te fundit me te akuzuarin ne Angli eshte bere gjate kohes qe ai ishte i martuar fakt i pohuar nga bashkeshortja e Sokolajt. Ndryshe nga sa pretendon i pandehuri nga viti 2001 deri ne vitin 2004 bashkeshortja e tij A.S. ka jetuar ne shtepine e prinderve te tij. Ajo shpjegon se kontradiktat linden menjehere pas largimit te te pandehurit ne Angli duke mashtruar te demtuaren me qellim shfrytezimin e saj..
Pas kontradiktave ne familjen e te demtuares te shkaktuara nga marredhenia e saj me te akuzuarin ajo iu dorezua presionit duke pranuar te largohet nga Shqiperia duke besuar ne premtimet e tij per martese.
Me 16 korrik 2001 E.V u largua me Hysni Sokolajn nga Vlora me gomone drejt Italise e me pas ne France por shpejt mberriten ne Belgjike ne Anverse. Atje u sistemuan ne shtepine e nje shokut te Hysniut me inicialet A. L. Ai kishte nje vajze qe e shfrytezonte si prostitute prej vitesh. I akuzuari i tha E.V -se Do punosh prostitute ne rruge bashke me kete vajzen.
E demtuara kundershtoi Hysniun duke i thene se i kishte premtuar se do te shkonin ne Londer ku do te krijonin familje. Pas kundershtimeve te te demtuares Sokolaj nisi ta rrihte me rripin e pantallonave e shponte me thike dhe e qellonte me sende te forta ne koke. Pas torturave E. V ka pranuar te prostituoje per dy muaj ne Belgjike.
Me pas me nje pasaporte greke te siguruar nga i pandehuri ata shkuan ne Angli ku u kapen nga policia vendase pasi zbuluan se pasaporta ishte false dhe ajo qendroi ne nje kamp rreth nje jave.
Atje shkoi motra e te pandehurit e cila e nxori qe aty dhe e dergoi ne shtepine e saj ne Londer. Aty vajza E. V vetem nje nate nuk u shfrytezua ndersa te nesermen Sokolaj nisi serish dhunen fizike e psikologjike per te detyruar vajzen nga Fieri te ushtronte prostitucionin.
Ne Angli jane sistemuar dhe ne qytetin Leuisham 200 km nga Londra. Ne kete qytet vajza ushtronte prostitucion ne nje banese qe perdorej per kete qellim ku ajo dergohej rregullisht nga i pandehuri Sokolaj nga ora 1100 deri ne 2400 te mesnates.
Mesatarisht e demtuara kryente marredhenie seksuale me 20 kliente dhe fitimi ishte 400-500 paund qe ne fund ia dorezonte Sokolajt. E demtuara ka rrefyer se eshte shfrytezuar dhe ne adresen 459 Highstreet North Manor Park si dhe 2 Rixen Road Park per rreth kater vjet. Ne vendin e quajtur Cristal Palace e demtuara eshte kapur nga policia duke ushtruar prostitucion dhe me pas eshte lene e lire.
Gjate kohes prej pese vitesh qe eshte shfrytezuar si prostitute nga i pandehuri Sokolaj ajo mbeti kater here shtatzane dhe ka abortuar nga presioni i Hysni Sokolajt.
Ne dy raste ajo ka abortuar ne spitalin e Leuisham Leeisham duke perdorur emrin e njeres nga motrat e te pandehurit. Kete fakt e konfirmoi dhe nena e E.V. para gjykates duke treguar per ato qe e bija i kishte treguar per ato qe i kishte perjetuar gjate qendrimit ne Angli.
Sokolaj eshte kapur nga policia angleze dhe eshte kthyer ne Shqiperi me 13 prill 2006 disa muaj para se E.V te kthehej ne Shqiperi.
Gjate kesaj periudhe e demtuara e shtyre dhe e kercenuar nga i pandehuri nepermjet telefonit vazhdoi prostitucion pasi gjate kesaj periudhe ishte ne kontrollin e te afermve te Sokolajt qe jetonin ne Angli.
E shfrytezuara u deportua ne Shqiperi nepermjet Rinasit me 8 qershor 2006 dhe pas mberritjes ajo denoncoi tutorin e saj.
Ne shpjegimet e te demtuares E.V. prokuroria tha se shihet nje konsekuence ne dhenien e hollesive si ne kallezimin e dhene me 12 qershor 2006 ne Policine e Fierit Pretendimi i te pandehurit nepermjet mbrojtesit te tij se e demtuara E.V. ka terhequr kallezimin me deshiren e saj nga policia e Fierit dhe se e ka bere e shtyre nga xhelozia jo vetem qe ne mendojme se nuk eshte e bazuar dhe aspak bindese por perkundrazi perben nje indicie te forte per ne per te treguar vartesine dhe ndikimin qe kishte krijuar i pandehuri nepermjet dhunes me viktimen e tij.
Ai jo vetem gjate marrjes se E.V. nga Shqiperia jo vetem gjate shfrytezimit te saj si prostitute ne Angli por dhe pas kthimit te saj nga Anglia ndikonte me kanosjen dhe dhunen e vazhdueshme qe ushtronte ndaj E.V. ne cdo veprim te saj.
Dhe ne kete rast u be evident rreziku qe i kanosej te pandehurit me rrefimin e E.V. dhe me cdo kusht ai e detyroi ate per nje moment me dhune te terheqe kete kallezim - tha prokurori.
Prokurori
I akuzuari keqtrajonte te demtuaren pas ardhjes nga Anglia
.....Se pari ne menyre direkte E.V. shpjegoi se kallezimin e ka terhequr pasi i pandehuri e kishte kercenuar dhe rrahur duke i thene se do te vriste nje nga vellezerit e saj.
Se dyti sic u pa dhe gjate seancave te zhvilluara kur E.V. u paraqit per te deshmuar ishte nen tmerrin dhe presionin e vazhdueshem psikologjik te te pandehurit. Ishte kjo nje nder arsyet qe ajo nuk perballej dot fizikisht ne nje salle me te pandehurin.
Dhe sic eshte dokumentuar u kerkua qe seanca e pyetjes se saj te zhvillohej me video konference per te shmangur kete dhune psikologjike qe kishte lene gjurme tek e demtuara. Seanca nuk u zhvillua per shkak te mungeses dhe largimit te te pandehurit nga salla e gjyqit.
Se treti u provua jo vetem nga deklarimet e E.V. dhe prinderve te saj por dhe nga pergjigjet qe i dha pyetjeve tona i pandehuri se ai ne cdo moment pasi mori vesh qe E.V. e kishte kallezuar nuk e la ate vetem. Keshtu ai shpjegoi qarte se kur E.V. shkoi ne policine e Fierit ne qershor 2006 per te terhequr kallezimin gjate deklarimeve qe ajo ka dhene ka qene i pranishem dhe vete i pandehuri.
Pra behet evidente qe ai ka kontrolluar cdo deklarim te sajin duke bere te besueshme plotesisht faktin qe E.V. nderronte deklarimet e saj nen kercenimin e te pandehurit. Jo vetem kaq por ne favor te ketij argumenti eshte dhe fakti qe sa here E.V. thirrej nga organi procedures shoqerohej nga i pandehuri dhe ai kembengulte per ta mbajtur E.V. ne cdo moment me vete jo per tu kujdesur por per ta mbajtur nen trysni e kercenime.
Se katerti nje fakt i tille u konfirmua dhe nga deshmia qe dha L.V. para gjykates kur shpjegoi se i pandehuri e kishte kercenuar disa here E.V. dhe ajo pra E.V. ishte nen ndikimin e vazhdueshem te te pandehurit. Ketu kemi parasysh dhe detajet qe dha kjo deshmitare ne lidhje me takimet e E.V. me prinderit e saj ku ajo megjithese nuk deshironte te jetonte me Hysniun ne Durres ai e detyronte dhe e merrte me vete kunder deshires se saj.
Dhe ne kete kuader duhet te kemi parasysh faktin qe deri ne 4 janar 2007 qe nga mesi i Qershorit 2006 E.V. ka qene e detyruar nen dhune e kanosje te jetonte me Hysniun ne Durres. Deri sa ne 4 janar ka qene kembengulja e prinderve te saj qe ajo te shkeputej perfundimisht nga i pandehuri. U sistemua perseri ne nje qender rehabilitimi.
Veprimet e te pandehurit tregojne qarte faktin se ai ne asnje moment nuk ka qene i interesuar per E.V. si bashkeshorten e tij. Keshtu sjellim ne vemendje tuaj faktin qe ajo kur u kthye nga Anglia nuk e njoftoi te pandehurin por vetem familjen e saj. I pandehuri deri ne momentin qe E.V. beri kallezimin ne polici as nuk u interesua fare per te.
As nuk shkoi ne Rinas ta prese sic bene te afermit e E.V. dhe as nuk u interesua ta takoje ate ne Fier. Vetem pasi mesoi per kallezimin duke pare rrezikun qe i kanosej ai shkoi dhe e mori E.V. ne Fier. Jo per tu kujdesur por per ta kercenuar ate. Ky moment u shpjegua edhe nga vete i pandehuri pavaresisht komentit qe i beri ai qendrimit te tij ne lidhje me kete fakt.
Rrahje kercenime dhe frike per te mos kallezuar
Fakti qe E.V. keqtrajtohej dhe shfrytezohej si prostitute eshte mesuar nga prinderit e saj vetem pasi ajo u kthye ne Shqiperi dhe beri kallezim per te pandehurin ne daten 12 qershor 2006.
Dhe sigurisht pasi mesuan kete fakt prinderit e E.V. u shqetesuan dhe tentuan disa here qe ta shkepusnin vajzen e tyre nga i pandehuri duke pasur shpesh here dhe debate te ashpra me kete te fundit. Por kercenimet e vazhdueshme te te pandehurit ndaj E.V. bene qe ajo te kishte nje vartesi frike ndaj tij duke mos mundur te shkeputej lehte.
Keshtu ne muajin Gusht te vitit 2006 pasi ishin kthyer nga Anglia kur shkuan ne Fier per te vizituar tezen e E.V. qe ishte kthyer nga Anglia kerkeses se E.V. per te ndejtur dhe disa dite me shume ne Fier i pandehuri iu pergjigj me kanosjen qe i beri E.V. duke qelluar me pistolete dhe duke e kanosur se do ti vriste te vellane nese ajo nuk i bindej atij. Keto kercenime sigurisht qe Hysniu i bente me qellimin e vetem qe E.V. mos te bente kallezime te tjera ne lidhje me ate cka i pandehuri i kishte bere ne Angli duke e shfrytezuar si prostitute.
E njejta situate eshte perseritur dhe ne muajin Nentor 2006 kur i pandehuri e mori E.V. nga shtepia e gjyshes se saj ne Fier e kercenoi perseri dhe e detyroi te mos qendronte me prinderit e saj ne Fier edhe sikur keta te fundit te kembengulnin. Keto fakte u konfirmuan edhe nga deshmia e nenes se E.V. dhe babait te saj te cilet treguan per konfliktet qe kishin me te pandehurin per te mbajtur vajzen e tyre ne Fier.
Rasti i fundit ka qene ai i 4 janarit 2007 ku prinderit e E.V. edhe kane debatuar me te pandehurin lidhur me keqtrajtimet qe ai i bente vajzes se tyre.
Shpjeguam ketu edhe per vuajtjet fizike qe ajo ka perjetuar gjate qendrimit te saj ne Angli ku eshte detyruar edhe te abortoje kater here.
Te gjitha keto E.V. i shpjegoi qarte gjate deklarimeve qe ka dhene ne hetime paraprake. Ketu sjellim ne vemendje dhe detajet e keqtrajtimeve fizike qe ajo kishte pesuar gjate ushtrimit te dhunes nga i pandehuri.
Keshtu ne deklarimin e dates 17 janar 2008 ajo shpjegoi se ende kishte dy shenja ne doren e majte njeren ne kurrizin e dores afer gishtit te madh dhe tjetren tek gishti i unazes te cilat ia kishte bere Hysniu gjate keqtrajtimeve fizike dhe rrahjeve qe i bente per ta detyruar te ushtronte prostitucion.
Ne trupin e saj ai kishte shkaktuar dhe demtime te tjera nga keqtrajtimet fizike. Ai keto demtime ia kishte shkaktuar me trapan dhe me thike. Dhe ne fakt keto demtime u konfirmuan shkencerisht para gjykates edhe nepermjet aktit te deshmise mjeko-ligjore nr.244 dates 17 mars 2009 ku ekspertet kane pershkruar pikerisht keto demtime qe E.V. kishte treguar se i kishte bere i pandehuri.
Keshtu ne konkluzionin e tyre ekspertet kane pershkruar se ne trupin e E.V. jane vene re cikatrica rrahje ne kurrizin e dores se majte dhe te gishtit te kesaj dore. Te njejtat demtime jane vene re ne gjurin dhe kercirin e kembes se djathte.
Sipas eksperteve keto demtime mund te jene shkaktuar nga mjete prerese. Pra vihet re nje perputhje e plote mes deklarimeve te te demtuares dhe konkluzionit shkencor te eksperteve.