Një i plagosur në Ferizaj

Dje në Ferizaj ka ndodhur një incident. Një person për shkaqe ende te panjohura ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër.
Mësohet se viktima është pronar i një restoranti në Ferizaj. Fillimisht i dyshuari ka sulmuar fizikisht e më pas ka shtënë me armë në drejtim të viktimës.
I dyshuari gjatë incidentit ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor, dhe se me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/