E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohen të vrarët në Lybeniq

Në 14 vjetorin e njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë, në Lybeniq të Pejës, janë përkujtuar 80 dëshmorët dhe martirët e këtij fshati.

Të pranishëm për t’i nderuar të rënët ishin Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, Kryetari i Pejës, Ali Berisha, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputetja e AAK-së në Prishtinë, Meliza Haradinaj.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Lybeniqi përjetoj dy masakra. Më 25 maj të vitit 1998 forcat paramilitare serbe pushkatuan 9 burra të këtij fshati, ndërsa më 1 prill të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë, në mesin e të cilëve gra shtatzëna, fëmijë të moshës dyvjeçare dhe pleq mbi të nëntëdhjetat. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›