Serbët në Graçanicë tash e tre muaj pa paga nga Serbia

Rreth 50 punëtorë të institucioneve dhe ndërmarrjeve Kuvendit të Komunës së Prishtinës, të vendosur në Graçanicë, kanë protestuar sot para ndërtesës së Zyrës për Kosovën në Graçanicë. Arsye e protestës së tyre është se tash e tre muaj ata nuk kanë marrë pagë nga Serbia.
Punëtorët i kanë thënë agjencisë Beta se në protestën e sotme kanë pasur për të ardhur të gjithë të punësuarit, rreth 850 sish, porse ardhjen e tyre e kanë penguar disa drejtorë.
I ashtuquajturi shef i qarkut të Kosovës Dejan Kostiq ka thënë se përkrah kërkesat e të punësuarve.
"Mua më përket që të punësuarit në këtë institucion dhe në ndërmarrje të marrin pagat sepse mbajnë rreth 800 familje", ka thënë Kostiq për Beta.
"Nëse në Ministrinë e Financave bëhet prioriteti, atëherë e porosis ministrin Dinkiq se punëtorët që jetojnë e punojnë në Kosovë, duhet të jenë prioritet i shtetit të Serbisë", ka vlerësuar Kostiq./Indeksonline/