E Diel, 1 Nëntor 2026

WC-të e 27 mijë eurove në dry që dy vite

Prishtina vuan nga mungesa e tualeteve publike. Edhe në ato vende që komuna ka investuar, nuk i ka funksionale. Ka dy vite, që kur janë ndërtuar 12 tualete publike në Parkun e Gërmis, por ato nuk janë funksionale ende.

Nga pamja e jashtme duken të jenë të standardi më të mirë.

Qytetarët që shijojnë hijet e Gërmisë, që ditëve të fundit janë të shumtë, duhet të gjejnë rrugë alternative. Ata frekuentojnë restorantet e Gërmisë, kaçubet, ose pjesën e prapme të WC-ve.

Zyra e prokurimit komunal, fituesin e tenderit e pati shpallur që me datë 6 qershor 2011, kurse në dhjetorë projekti veç ka qenë i realizuar tërësisht.

Vlera e përgjithshme e kontratës, sipas dosjes së tenderit është 27 mijë e 575 euro. Tenderin e kishte realizuar kompania “Bazamenti ” nga Ferizaj.

Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje për Indeksonline, lidhur më atë se ku qëndron problemi që tualetet nuk po lëshohen në përdorim për qytetarët.

Vitin e kaluar Komisioni i pranimit të punëve i Komunës së Prishtinës nuk i kishte pranuar teknkishte tualetet. Më pas, zyrtarët komunal u patën arsyetuar se ato do të lëshohen shumë shpejtë, pasi të rregullohet një kabllo e rrymës, të cilën e kishte vjedhur dikush.

Nga ana tjetër, qytetarët që frekuentojnë bukuritë e Gërmisë ndihën të zhgënjyer se si Komuna nuk po i heqë drynat prej tualeteve.

Fikrimi, një qytetarë nga prishtina mendon se tualetet do të lëshohen gjatë fushatës zgjedhore. “Gjithnjë verës dalë në park. Që dy vite WC-të janë të rregulluara, po ai dry s’po u hiqet kurrë. Ne jemi mësuar që të përurojmë gjatë fushatës zgjedhore gjerat, po shpresojmë që edhe këtë herë do të ndodhë kështu”, thotë ai pak sa me ironi.

Besimi nga Prishtina, teksa pushonte nën hije të lisave afër tualeteve, shprehë nevojën se tualetet duhet të hapën sa më parë. Besimi thotë se, ai dhe shoku i tij çdo mëngjes dalin në Gërni, pinë nga një kafe dhe shëtisin hijeve. “Nevojat i fiziologjike që po i thoni ju i kryejmë ne restorant, pasi ta pi kafen. Problem edhe më i madh është rregullim i stazave për këmbësor, kur bije shi, rrugët janë plot balt, megjithëse e kanë qit kapak zall”.

Ndërtimi i WC-ve publike në kryeqytet ka qenë premtim i kahershëm. Komuna ka paraparë ndërtimin e disa WC-ve tjera në brendi të kryeqytetit, por ka hasur në telashe me banorët e lagjeve, kurse në disa lagje tjera nuk kanë nisur fare. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›