E Diel, 1 Nëntor 2026

Një i ri nga Dukagjini i Shkodrës u plagos sot me armë zjarri

Një 21-vjecar, banues në lagjen "Kasnec", të fshatit Kir, Komuna Pult, Dukagjin, është plagosur sot në mëngjes me armë zjarri. Burime zyrtare pranë policisë së Shkodrës bënë të ditur se, i plagosuri është shtetasi Valentin M, 21 vjeç, lindur e banues në këtë fshat. Grupi hetimor i komisariatit të Shkodrës që mbërriti urgjentisht në vendngjarje, nga veprimet e para hetimore, kontaton se shtetasi ështe plagosur në këmbë me armë zjarri brenda në banesen e tij, por ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Nga ana e policisë po punohet për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e rrethanave e motiveve të kësaj ngjarjeje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›