E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Kukës jepen ndihma financiare për të rritur interesin për blegtorinë

Rritja e kreditimeve nga Agjencia e zhvillimit Rural në qarkun e Kukësit për sektorin e blegtorisë, ka rritur interesin e blegtorëve për shtimin e numrit të krerëve dhe fermave blegtorale. "Në kuadrin e projektit, i cili ka nisur vjet në blegtori e bletari, vërehet rritje e ndjeshme e interesit të blegtorëve, të cilët përmes projekteve, po përfitojnë ndihmën financiare të akorduar nga buxheti i shtetit", tha drejtori i drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Shefqet Elezi. ipas tij, blegtorët e qarkut të njohur për mbarështrimin e dhisë së Hasit, delen e Lumës, etj,  nga viti në vit po shtojnë jo vetëm numrin e krerëve, por edhe rendimentin e qumështit. "Këtë vit kanë përfituar në bazë të projekteve të vetëhartuara 30 blegtorë, me fondin prej 3 milion lekësh", thotë specialisti i drejtorisë së bujqësisë së qarkut Sefedin Mata. Ky projekt synon të mbështesë financiarisht ferma blegtorale me mbi 10 lopë, me një  mbështetje financiare prej 10 mijë lekë për copë, si dhe për fermat me mbi 50 krerë dele.  krerë. Vjet, përmes tij u mbështetën financiarisht 20 fermerë. 

Gjithashtu, përmes këtij projekti, për herë të parë u mbështetën financiarisht dhe bletarët që mbarështrojnë mbi 50 familje bletësh, me fondin prej një milion lekësh. "Ndihma e akorduar fermerëve që kanë përgatitur projekte reale zhvillimore, po nxit fermerë të tjerë për të përfituar financiarisht nga ky projekt", thotë Mata. Në qarkun e Kukësit mbarështrohen mbi 51 mijë gjedh, mbi 121 mijë të leshta,  mbi 75 mijë të dhirta, si dhe mbi 6000 koshere bletësh. Aktualisht shqetësim për blegtorët është mungesa e linjave të përpunimit të nënprodukteve blegtorale, pasi në shkallë qarku, funksionojnë vetëm 3 të tilla dhe këto me mjete primitive, ndërsa ende nuk ka investime serioze. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›