PS: Ja ku dallon buxheti i Bashkisë nga ai i Qeverisë
PS ka reaguar sot për buxhetin e Bashkisë së Tiranës duke e krahasuar me buxhetin e Qeverisë. Zedhenesja e kryesise së PS, Mimi Kodheli tha sot se ndryshe nga Bashkia, Berisha nuk e ka bërë asnjëherë transparent buxhetin e qeverisë
TIRANE-Zedhenesja e kryesise së PS, Mimi Kodheli tha sot në një konferencë për shtyp nga selia e PS se ka nje vije te gjate ndarese se buxhetit te qeverise dhe atij te bashkise se kryeqytetit.
“Asnjë transparencë për buxhetin e shtetit nuk bëhet nga qeveria, 7 transparenca, një për çdo vit, janë realizuar për buxhetin e Tiranës, asnjë dëgjesë publike me qytetarët për buxhetin e shtetit, 33 dëgjesa publike për buxhetin e Tiranës, asnjë informacion mbi projektet e miratuara nga Qeveria, informacion një herë në çdo 6 muaj për qytetarët e Tiranës.
Partia Socialiste duke marre shkas nga raporti ndërkombëtar për transparencën e buxhetit të shtetit ka shigjetuar qeverine Berisha se punon jashte cdo standarti europian. “Raporti i OBI-së, Inisiativa Ndërkombëtare për Buxhet të Hapur, nxorri në pah atë që Sali Berisha nuk do ta dëgjojë që, hartimi i buxhetit të qeverisë së Shqipërisë bëhet jashtë çdo standardi ballkanik e jo më evropian”.
Sipas Kodhelit të gjitha këto bëjnë që Buxheti i Bashkisë së Tiranës të dallojë qartë nga cilësia krahasuar me Buxhetin e Qeverisë.
(d.b/BalkanWeb)