E Diel, 1 Nëntor 2026

Një i ri tenton të vetëvritet para Ambasadës së SHBA në Tiranë

Tiranë, 23 gusht - Një person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë ndersa mbeten te paqarta dhe kontradiktore motivet e ketij veprimi.
Ngjarja ndodhi sot pak para mesditës kur i riu i identifikuar si Bledar Arapi, 24 vjeç, kërcënoi se do ti vinte flakën vetes. I riu mbante në dorë një shishe me benzinë dhe një çakmak. Mësohet se ai kërkoi të fliste me mediat para se të kryente krimin ndaj vetes. 
Por policia dhe roje të sigurisë së ambasadës arritën ta ndalojnë Arapin duke shmangur kështu një vetëvrasje të mundshme. çështja po hetohet aktualisht nga policia. I riu është derguar në drejtorine e Policisë së Tiranës.
Ndersa po merret ne pyetje nga inspektoret e anti-terrorit, mesohet se i riu para se te niste aktin per vetevrasje ndodhej para zyrave te kesaj godine per nje pritje. Nuk dihet nese i riu kishte probleme mendore ose jo, por policia tregohet e rezervuar rreth kesaj ngjarjeje. Burimet policore shprehen me rezerva dhe mohojnë se kerkesat e te riut të kenë lidhje me Amabsaden Amerikane.
Por, dëshmitarë pohuan për TVNews24 në vendgjarje  se të riut iu mohua viza amerikane që priste prej kohesh nga Ambasada.
Një dëshmi nga rojet e sigurisë pohon se i riu u shfaq papritmas para godines me shishen e benzines në duar dhe çakmakun duke kërcënuar se do t’i jepte fund jetës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›