E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyhen dhe vjedhën 6 zyra të shpedicionit në Vërmicë

Prizren, 23 gusht - 6 zyra të agjencive të shpedicionit janë thyer mbrëmë pas mesnate, afër pikës kufitare të Vërmicës, ka raportuar KTV. Sipas pronarëve të agjencive, në këto zyra janë vjedhur të gjithë pajisjet kompjuterike, gjithashtu makinat për fotokopje. Nga ana tjetër, policia e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se ekipet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar. Sipas pronarëve të agjencive, kjo është hera e tretë që brenda 2 muajve janë vjedhur agjencitë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›