E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i vdekur, dy të plagosur në Lezhë

1 i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët ë para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Shkodrës.

Mësohet se personi i vdekur është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës, ndërkohë që nuk është identifikuar ende, transmeton BalkanWeb.

Ndërkohë Parid Shiroka, i cili është nisur menjëherë drejt spitalit Ushtarak mësohet të jetë në gjendje kritike për jetën, ndërsa 24-vjecari Indrit Haliti ka marrë dëmtime të lehta.

Nga hetimet paraprake mësohet se shkak aksidentit të jetë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin 3 personat.

Burime nga Lezha konfirmojnë se automjeti tip ‘Renault’ me targa AA 381 DX udhëtonte nga Tirane drejt Shkodrës ku si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga duke 'fluturuar' 15 metra larg autostradës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›