E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ikje pa “Mea Culpa”

Behxhet Gashi / Qytetar

Edhe gjatë largimit ky njeri, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gënjeu me tërë fuqinë. Shumë vështirë e pati të pranojë humbjen, por ç’t’i bësh, nuk kishte më se nga t'ia mbante. Por e ka shumë të vështirë të pranojë dëmet që i ka shkaktuar me vite e vite Shqipërisë dhe tërë kombit shqiptar. Sigurisht që nuk i kujtohen në këto momente bëmat e tija, burgosja e ushtarëve të UÇK-së dhe vet Komandantin e saj, Adem Jasharin.

Sigurisht që nuk i kujtohet tani në këtë situatë që është, kur e theu embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë, duke e furnizuar me naftë dhe benzinë ushtrinë e Sllobodan Millosheviqit që të vriste shqiptarët e Kosovës... Kjo është ndihma që i ka dhënë ky njeri Kosovës!


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›