Poshtëroje gjyshin me punë
Leximi i fjalës së fundit të një njeriu që dy ditë më parë mund të konsiderohej një nga njerëzit më të fuqishëm të vendit nuk kishte, se si të kalonte, pa lënë mbresa për familjen e tij politike. Si asnjëherë tjetër, Sali Berisha kishte mbajtur hapin, ishte strukur në strofullën e tij të ndërgjegjes së vrarë dhe po priste çastin final të shpëlajë varrën. Përpara një grupi të madh militantësh të tij, përpara të gjitha mediave audio-vizive, ai ligjëron deridiku pengun e fundit. Një teatër i paparë, një grup muskujsh të mbledhur në fytyrë, kthim pas, më tej, disa zëra fkasin, akoma edhe më tutje disa syçka që po lotojnë, mban përpara, plot e përplot me dinamizëm, pathos, e lot dhe përsëri lot shoqëron leximin e tij.
Pa dashur, sinqerisht pa dashur, më krijoi përshtypjen e një njeriu që po rrëfente aktin e krimit që shumë kohë më parë ka kryer. Dhe pavarësisht dramaticitetit të aktit që është bërë nga i ashtuquajturi kriminel, për çudi, në mënyrë krejt të befasishme arrin të ndjesh një keqardhje për të. E gjithë kjo ndoshta, mund të ngjallët nga fakti se për kriminelin tashmë çdo gjë ka përfunduar, dhe ai ka rënë në duart e drejtësisë; ku tashmë, nuk ka Zot ta shpëtojë nga ndëshkimi i tij. Ose vallë ngjallja e mëshirës mund të lindë nga ideja se aij mos ka qenë thjesht një i sëmurë mendor. Ose ndoshta, e gjithë kjo mëshirë mund të krijohet, si një aspekt kulturor i një mendësie krishtero-myslimane e faljes së hasmit nga drejtësia njerëzore, duke ja kaluar asaj të perëndisë. Pavarëisht kësaj, përsëri Sali Berisha, dhunon përtëfundit herë popullin shqiptar!
Përgjegjësia e dështimit të Sali Berishës, tashmë, është ndarë në shumë faktorë. Pa dyshim që ai është luftuar me shumë forcë prej opozitës, ambasadorit amerikan, qarqeve të ndryshme ekonomike, vetë brenda partisë, mediave të ndryshme; por asnjëri prej këtyre kundërshtarëve nuk ka dhënë më shumë ndihmesë për disfatën morale të berishizmit sesa vetë familja Berisha.
Pikërisht këtu duhej të ndalej, jo për ta pranuar, se këtë e dimë se nuk do kishte kurrë guximin për ta thënë një gjë të tillë. Por, nëqoftëse do kishte sadopak kurajo ti kërkonte falje të gjithë shqiptarëve, aij duhej ta bënte, dhe, jo për ti falenderuar, pasi ata ende nuk e kanë falur. Me shumë gjasa ende nuk e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, ai lexoi një fjalim që nuk lidhej aspak me një keqardhje për varfërinë ekstreme, vrasjet e Gërdecit, të 21 janarit, fëmijët e mjerë të kromit në Bulqizë e shumë e shumë plagë të tjera që ky arkitekt i kësaj qeverie nuk arriti ti mbyllë kurrë. Pikërisht për këto dhe shumë plagë të tjera Sali Berisha duhej të kërkonte një falje të drejtpërdrejtë nga shqiptarët. Gjë që së bëri dhe me sa duket ende nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.
Prandaj Z. Rama, sot, u është dhënë ju kjo provë e madhe për tu treguar të gjithë shqiptarëve, qofshin të majtë dhe të djathtë, të dëshmosh me një përgjegjësi të lartë qytetare, ndjenjën e solidaritetit me të gjithë ata demokratë të ndershëm që po përpëlitën në frikën e humbjes së vendit të punës. Si shenjë e një politike që ka kthyer faqen e re të historisë. Në të gjithë administratën shtetërore, pasi ju nuk duhet të harroni se shqiptarët janë ende shumë të varfër.Shqipërinë nuk e kanë grabitur demokratët e ndershëm. Nuk e kanë syrgjynosur ata, dhe jo e jo, kurrë ta bajnë atë një vend të pajetueshëm.
Ju duhet të kuptoni, se ska shumë udhëheqës që arrijnë në një majë të tillë dhe vetëm më të mirët prej tyre e kuptojnë se previlegji që kanë, është i lidhur me një përgjegjësi të madhe, sidomos kur është puna për të shtruar rrugën për një komb që po rilind.
Një rast i tillë mund të jeni ju Edi. Sot, sytë e bashkatdhetarëve janë drejtuar nga ju, nga gjestet tuaja. Po të doni të leni hidhërimin tuaj të flasë, ti tregoni qejfin atyre që të kanë rrahur, ofenduar thellë në honet e shpirtit që kumbojnë, ti ndëshkoni të gjithë ata që kanë përkrahur ose ndihmuar kundërshtarin tuaj politik, askush nuk mund të ndalojë. Po të doni ju mund ta bëni Shqipërinë më të pajetuar dhe shqiptarin më të varfër, në fund, klasën politike akoma edhe më të pasur, askush nuk mund të qortojë, të paktën për njëfarë kohe. Por ju duhet të keni kujdes të jepni shenja krejt të tjera dhe të qarta. Jo vetëm duhet ti falni ata që kanë përndjekur familjen tuaj, por ju duhet të shkoni në shtëpinë e Berishës një të dielë, bashkë me Gregun dhe Lindën të pini një kafe me kundërshtarin tuaj më të egër politik që mund të keni pasur në jetën intelektuale dhe politike. Për ti treguar, së fundi, se e kaluara ka ikur tashmë, dhe se edhe ai bashkë me bashkëshortën, vajzën, djalin dhe nipërit dhe mbesat ka vendin e tij në Shqipërinë e re të rilindur.
Mesazhi duhet të jetë i qartë. Unë, Edi Kristaq Rama, që jam rrahur nga regjimi juaj, që jam ofenduar familjarisht, përbaltur, që jo rrallherë më ka ardhur turp nga vetja të dalë përball miqve nga ofendimet tuaja, sot, unë që po bëj më shumë se çdokush tjetër për ti dhënë fund kësaj urrejtje, duke qenë kryeministër i vendit erdha tek ju, e të ulëm nën strehën e njeriut që desh më syrgjynosi për së gjalli, dhe piva një kafe me të. Që nesër, askush të mos guxojë të tregojë militantizëm të tepruar dhe zell hakmarrës.
Pasi jam shumë i sigurtë se simbolet janë të fuqishme dhe kur vijnë prej një njeriu kaq të vendosur, kaq të dëgjuar, kaq të admiruar, ato nganjëherë mund ti kthejnë drejtimin historisë.
