E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje ish-polic ne rrjetin e droges, pezullohet rrugori, djali i te arrestuarit

BERAT- Droga e kapur nga Policia e Beratit, con ne pranga edhe kater persona te tjere, nje prej te cileve ish efektiv policie. Pak ore pas perfundimit te aksionit, Drejtoria e Policise ka liruar nga detyra nje efektiv te qarkullimit, njekohesisht djali dhe vellai i dy te arrestuarve. Burime zyrtare bene me dije se pas Elvis Aliaj dhe Estref Kacit, jane prangosur edhe te dyshuarit Ndricim Kaci, djali i Estrefit, 27 vjec, Ardian Tabaku, 39-vjec, ish-polic, banues ne Kucove dhe Joan Cuko, 37-vjec, banues ne Fier. I liruari nga detyra eshte Arben Kaci, kurse numri i te arrestuarve shkon ne 5 persona dhe rreth nje ton, kanabisi i sekuestruar. Policia beri te ditur se per goditjen e ketij trafiku dhe arrestimin e te dyshuarve kishte nisur nje hetim qe prej dates 24 mars 2009. Akuza e ngritur eshte "prodhim dhe shitje e lendeve narkotike". Sasia e droges se kapur ne mjetin "Rang Rover" me targa te Fierit ka qene 45 kg hashash, kurse transportuesi Elvis Aliaj eshte plagosur gjate ndjekjes policore, pasi mjeti ra ne nje kanal prane Ures Vajgurore. Ndricim Kaci dhe Ardian Tabaku, u kapen ne nje mjet tip "Benz", me targa BR 27 76 A, qe u bllokua me pas. Johan Cuko, u ndalua si pronar i mjetit "Rang Rover", kurse destinacioni i narkotikut ka qene Fieri dhe me pas Vlora. Gjate kontrollit ne banesen e Estref e Ndricim Kacit ne Kucove, u bllokuan edhe 148 rrenje kanabis te mbjella, 1 kg e 284 grame fare me kokrra ngjyre jeshile dhe 155 fisheke.

E. H.

Polici

Drejtoria e Policise Berat njoftoi dje, se pezulloi nga puna Arben Kacin, efektiv i Qarkullimit Rrugor prane Komisariatit te Policise Kucove. Mesohet se 35-vjecari, eshte djali dhe vellai i te arrestuarve Estref dhe Ndricim Kaci, ne banesen e se cileve ishte mbjelle sasia e droges.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›